2 Samuelit
11 Në ndërrim të viteve,+ në kohën kur mbretërit dalin të luftojnë,+ Davidi e dërgoi Joabin dhe shërbëtorët që ishin me të, bashkë me gjithë Izraelin, për të shfarosur+ bijtë e Amonit dhe për të rrethuar Rabahun,+ ndërsa ai vetë qëndroi në Jerusalem.
2 Në mbrëmje Davidi u ngrit nga shtrati dhe po ecte në tarracën+ e shtëpisë së mbretit. Nga tarraca vuri re+ një grua shumë të bukur+ që po lahej. 3 Davidi dërgoi të pyetnin për këtë grua+ dhe i thanë: «Ajo është Betsheba,+ bija e Eliamit,+ gruaja e hititit+ Uriah.»+ 4 Pas kësaj Davidi dërgoi lajmëtarë që ta merrte.+ Kështu ajo vajti tek ai+ dhe ai u shtri me të,+ ndërkohë që ajo po shenjtërohej nga papastërtia+ e saj. Më vonë ajo u kthye në shtëpinë e vet.
5 Gruaja mbeti shtatzënë, prandaj dërgoi të njoftonin Davidin: «Jam shtatzënë.» 6 Atëherë Davidi dërgoi t’i thoshin Joabit: «Më dërgo hititin Uriah.» Kështu Joabi e dërgoi Uriahun te Davidi. 7 Kur Uriahu vajti tek ai, Davidi nisi ta pyeste se si po ia kalonte Joabi, si ishte populli dhe se si po shkonte lufta. 8 Në fund Davidi i tha Uriahut: «Shko në shtëpinë tënde dhe laj këmbët.»+ E kështu, Uriahu doli nga shtëpia e mbretit dhe nga pas i dërguan një dhuratë mirësjelljeje nga ana e mbretit. 9 Mirëpo Uriahu u shtri në hyrje të shtëpisë së mbretit bashkë me gjithë shërbëtorët e tjerë të zotërisë së tij dhe nuk shkoi në shtëpinë e vet. 10 Atëherë i treguan Davidit: «Uriahu nuk shkoi në shtëpinë e vet.» Prandaj Davidi e pyeti Uriahun: «A nuk ke ardhur nga udha? Pse nuk shkove në shtëpinë tënde?» 11 Uriahu i tha: «Arka,+ Izraeli e Juda po banojnë nëpër kasolle, dhe zotëria im Joab me shërbëtorët e zotërisë tim+ e kanë ngritur kampin në fushë të hapur. E si mund të shkoj në shtëpi për të ngrënë e për të pirë dhe për t’u shtrirë me gruan time?+ Ashtu siç është e vërtetë që rron ti dhe siç është e vërtetë që rron shpirti yt,+ unë s’kam për ta bërë këtë gjë!»
12 Atëherë Davidi i tha Uriahut: «Rri edhe sot këtu, e nesër do të të nis.» Prandaj Uriahu ndenji në Jerusalem atë ditë dhe ditën tjetër. 13 Veç kësaj, Davidi e thirri që të hante e të pinte bashkë me të dhe e dehu.+ Megjithatë, në mbrëmje, ai doli për t’u shtrirë në shtratin e tij me shërbëtorët e zotërisë së tij, por nuk shkoi në shtëpinë e vet. 14 Në mëngjes Davidi i shkroi një letër+ Joabit dhe ia dërgoi nëpërmjet Uriahut. 15 Në letrën që shkroi thuhej:+ «Vëreni Uriahun në ballë të sulmeve më të ashpra të betejës+ dhe tërhiquni nga ai. Kështu do ta godasin dhe do të vdesë.»+
16 Ndërsa ruante qytetin, Joabi e vuri Uriahun të rrinte aty ku e dinte se kishte burra trima.+ 17 Kur burrat e qytetit dolën dhe luftuan kundër Joabit, disa nga populli, shërbëtorë të Davidit, ranë. Vdiq edhe hititi Uriah.+ 18 Joabi i dërgoi Davidit një raport për gjithë sa ndodhi në luftë. 19 Ai e urdhëroi lajmëtarin: «Tregoji mbretit gjithçka që ndodhi në luftë. 20 Nëse atij i hipën tërbimi dhe të pyet: ‘Pse duhej të shkonit kaq afër qytetit për të luftuar? Nuk e dinit se do t’ju qëllonin nga muret? 21 Kush e vrau Abimelekun,+ birin e Jerubeshethit?+ A nuk ishte një grua që i hodhi nga muri gurin e sipërm të mullirit+ dhe kështu ai vdiq në Tebez?+ Pse duhej t’u shkonit kaq afër mureve?’, ti thuaji: ‘Vdiq edhe shërbëtori yt, hititi Uriah.’»+
22 Atëherë lajmëtari u nis dhe vajti e i tregoi Davidit të gjitha ato për të cilat e kishte dërguar Joabi. 23 Pastaj lajmëtari i tha Davidit: «Ata burra patën epërsi mbi ne, kështu që dolën kundër nesh në fushë, por ne vazhduam t’i shtynim deri te hyrja e portës. 24 Harkëtarët qëllonin pareshtur mbi shërbëtorët e tu nga muret,+ kështu që disa nga shërbëtorët e mbretit vdiqën. Vdiq edhe shërbëtori yt, hititi Uriah.»+ 25 Atëherë Davidi i tha lajmëtarit: «Do t’i thuash kështu Joabit: ‘Mos u mërzit për këtë punë, sepse shpata përpin+ si njërin, ashtu edhe tjetrin. Ashpërsoje edhe më shumë betejën kundër qytetit dhe rrëzoje.’+ Dhe ti, jepi zemër.»
26 Gruaja e Uriahut dëgjoi se i shoqi, Uriahu, kishte vdekur dhe filloi të vajtonte+ për burrin* e saj.+ 27 Si kaloi periudha e zisë,+ Davidi dërgoi menjëherë ta merrnin në shtëpi dhe ajo u bë gruaja e tij.+ Pas ca kohësh ajo i lindi një djalë, por kjo që kishte bërë Davidi ishte e keqe+ në sytë+ e Jehovait.