Këngë e Asafit.+
50 Vetë Perëndia Jehova,+ Hyjnori,+ foli+
dhe thirri tokën,+
nga ku lind dielli deri ku perëndon.+
2 Nga Sioni, përsosmëria e bukurisë,+ rrezatoi+ Perëndia.
3 Perëndia ynë do të vijë dhe s’do të rrijë dot në heshtje.+
Përpara tij një zjarr gllabëron,+
dhe rreth e përqark tij është ngritur një shtrëngatë tejet e madhe.+
4 Ai thërret qiejt atje lart dhe tokën,+
që të zbatojë gjykimin mbi popullin e tij:+
5 «Mblidhini pranë meje besnikët e mi,+
ata që e bëjnë besëlidhjen me mua në bazë të një flijimi.»+
6 Qiejt flasin për drejtësinë e tij,+
sepse Perëndia vetë është Gjykatës.+ Selah.
7 «Më dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas.+
Më dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje.+
Unë jam Perëndia, Perëndia yt.+
8 Nuk të qortoj për flijimet e tua,+
as për blatimet e djegura, që më rrinë vazhdimisht përpara.+
9 Nuk do të marr nga shtëpia jote as edhe një dem,+
as nga vatha jote cjep.
10 Sepse mua më përket çdo kafshë pylli,+
kafshët e një mijë maleve.+
11 Unë e njoh mirë çdo zog mali,+
dhe mizëria e kafshëve të fushës është imja.+
12 Po të isha i uritur, nuk do të ta thosha ty,
sepse mua më përket toka+ dhe gjithë ç’ka në të.+
13 Mos vallë do ta ha mishin e demave të fuqishëm?!+
Mos vallë do ta pi gjakun e cjepve?!+
14 Jepi Perëndisë falënderime si flijim,+
dhe plotëso zotimet që i ke bërë Më të Lartit.+
15 Më thërrit në ditën e vuajtjes.+
Unë do të të çliroj, dhe ti do të më japësh lavdi.»+
16 Por të ligut Perëndia do t’i thotë:+
«Ç’të drejtë ke ti të përmendësh me radhë rregullat e mia+
dhe ta zësh me gojë besëlidhjen time?+
17 E pra, ti e ke urryer disiplinën+
dhe fjalët e mia i hedh pareshtur prapa krahëve.+
18 Sa herë që shihje një hajdut, kënaqeshe,+
dhe bëheshe shok me kurorëshkelësit.+
19 E ke lëshuar gojën, duke thënë fjalë të liga,+
dhe mashtrimet s’të shqiten nga gjuha.+
20 Ti ulesh dhe flet kundër vëllait tënd,+
e përflet për faje birin e nënës sate.+
21 Këto gjëra ke bërë, dhe unë kam heshtur.+
Ti kujtoje se do të bëhesha patjetër si ti.+
Unë do të të qortoj+ dhe do të t’i radhit gjërat para syve.+
22 Kuptoni këtë, ju lutem, ju që e harroni Perëndinë,+
që të mos ju bëj copë-copë e të mos ketë kush t’ju çlirojë.+
23 Kushdo që më jep falënderime si flijim, më jep lavdi;+
atë që ndjek një udhë të përcaktuar,
do ta bëj të shohë shpëtimin nga Perëndia.»+