Këngë për ditën e sabatit.
92 Është mirë të të falënderosh ty, o Jehova,+
e të këndosh për emrin tënd, o Më i Larti;+
2 të flasësh në mëngjes për dashamirësinë tënde+
dhe gjatë netëve për besnikërinë tënde,+
3 me veglën me dhjetë tela dhe me llautë,+
me muzikën kumbuese të harpës.+
4 Se ti, o Jehova, më gëzove me veprat e tua;
nga veprat e duarve të tua brohoras me hare.+
5 Sa të mëdha janë veprat e tua, o Jehova!+
Mendimet e tua janë shumë të thella.+
6 Nuk mund t’i njohë asnjë njeri pa arsye,+
e asnjë i pamend nuk i kupton dot.+
7 Të ligjtë mbijnë si bari+
dhe të gjithë ata që merren me të këqija, lulëzojnë,
vetëm që të shfarosen përgjithmonë.+
8 Por ti, o Jehova, do të jesh më i lartë se të gjithë sa të jetë jeta.+
9 Sepse ja, armiqtë e tu, o Jehova,+
armiqtë e tu do të vdesin;+
të gjithë ata që merren me të këqija, do të hallakaten gjithkund.+
10 Por ti do ta lartësosh bririn tim porsi bririn e një demi të egër;+
unë do të lyhem me vajin më të mirë.+
11 Syri im do t’i shohë nga lart armiqtë e mi;+
veshët e mi do të dëgjojnë për shpartallimin e atyre që ngrihen kundër meje, po, të keqbërësve.
12 I drejti do të lulëzojë si palma+
e do të rritet madhështor si cedri në Liban.+
13 Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Jehovait,+
do të lulëzojnë në oborret e Perëndisë tonë.+
14 Do të jenë të harlisur, edhe kur të jenë flokëzbardhur,+
të bëshëm e të freskët do të jenë gjithnjë,+
15 për të treguar se Jehovai është i drejtë.+
Ai është Shkëmbi+ im, tek i cili nuk ka padrejtësi.+