Proverbat
24 Mos i ki zili njerëzit e këqij+ dhe mos dëshiro të rrish bashkë me ta.+ 2 Sepse zemra e tyre mediton vazhdimisht për grabitje dhe buzët e tyre kurdisin vazhdimisht të këqija.+
3 Me anë të mençurisë do të ndërtohet shtëpia,+ dhe me anë të aftësisë dalluese do të bëhet e patundur.+ 4 Me anë të njohurisë dhomat do të mbushen me gjithfarë gjërash me vlerë, të çmuara e të këndshme.+
5 Kush e përdor forcën me mençuri, është vërtet burrë,+ dhe njeriu me njohuri e përforcon fuqinë.+ 6 Luftën bëje nën një drejtim të aftë.+ Aty ku ka shumë këshilltarë, ka shpëtim.+
7 Për një të marrë, mençuria e vërtetë është tepër e lartë;+ ai nuk do ta hapë gojën te porta.
8 Ai që thur plane për të bërë keq, do të quhet mjeshtër i ideve të liga.+
9 Sjellja e shthurur që vjen nga marrëzia është mëkat,+ dhe tallësi është i pështirë për njerëzit.+
10 Po të shkurajohesh në ditë të keqe,+ fuqia jote do të jetë e paktë.
11 Çliroji ata që po i shpien drejt vdekjes, dhe ruaji+ ata që po i çojnë drejt masakrës. 12 Në rast se thua: «Ja, ne nuk e dinim këtë»,+ a nuk do ta kuptojë ai që vlerëson zemrat?+ A nuk do ta dijë ai që këqyr shpirtin tënd+ dhe a nuk ka për ta shpaguar njeriun sipas veprave të tij?+
13 Biri im, ha mjaltë, sepse është i mirë. Mjalti i ëmbël i hojeve le të jetë në qiellzën tënde.+ 14 Po ashtu, fito mençuri për shpirtin tënd.+ Po ta kesh gjetur, atëherë ke të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shuhet.+
15 Mos e fut në grackë, o njeri i lig, banesën e të drejtit+ dhe mos e grabit vendin ku ai pushon.+ 16 Sepse i drejti mund të bjerë edhe shtatë herë dhe ka për t’u ngritur,+ por të ligjtë do të pengohen për shkak të gjëmës.+
17 Mos gëzo kur armiku yt bie, dhe kur ai pengohet, zemra jote të mos gëzohet,+ 18 që të mos shohë Jehovai e t’i duket gjë e keqe, dhe kështu ta largojë nga ai zemërimin e vet.+
19 Mos u nxeh për shkak të keqbërësve. Mos i ki zili njerëzit e ligj.+ 20 Sepse për njeriun e keq s’ka të ardhme+ dhe llamba e të ligjve do të shuhet.+
21 Biri im, ki frikë nga Jehovai dhe mbreti.+ Mos u përziej me ata që duan të sjellin ndryshime.+ 22 Sepse shkatërrimi i tyre do të vijë aq befas,+ saqë askush nuk do ta marrë vesh zhdukjen e atyre që duan të sjellin ndryshime.+
23 Edhe këto fjalë janë për të mençurit:+ Nuk është gjë e mirë të mbash anën kur gjykon.+
24 Atë që i thotë të ligut: «Ti je i drejtë»,+ njerëzit do ta mallkojnë, kombet do ta denoncojnë. 25 Por ata që e qortojnë të ligun, do të gjejnë kënaqësi+ dhe do të bekohen me të mira.+ 26 Ai që përgjigjet drejt, do të puthë në buzë.+
27 Vër në vijë punët që ke jashtë dyerve dhe bëj gati arën.+ Pastaj, ndërto shtëpinë tënde.
28 Mos dil dëshmitar kundër një tjetri, pa pasur baza,+ përndryshe buzët e tua do të thoshin marrëzi.+ 29 Mos thuaj: «Si ma bëri, ashtu do t’ia bëj.+ Do t’ia kthej secilit sipas veprave të veta.»+
30 Kalova pranë arës së përtacit+ dhe pranë vreshtit të atij që ka një zemër pa gjykim të mirë.*+ 31 Ja, çdo gjë prodhonte barëra të këqija.+ Hithrat mbulonin sipërfaqen e tyre dhe muri prej guri ishte shembur.+
32 Kështu pra, duke e parë këtë, nisa të vritja mendjen;*+ pashë dhe nxora këtë mësim:*+ 33 Fli edhe pak, dremit edhe pak, rri edhe pak me duart kryq për të pushuar,+ 34 dhe varfëria jote ka për të ardhur si një kusar rrugësh dhe skamja jote si një burrë i armatosur.+