Proverbat
29 Njeriu që qortohet herë pas here,+ por që e forcon qafën,+ befas do të thyhet dhe s’do të ketë shërim.+
2 Kur të drejtët bëhen shumë, populli gëzon,+ por kur sundon njeriu i lig, populli psherëtin.+
3 Njeriu që e do mençurinë, gëzon të atin,+ por kush shkon me prostitutat, prish pasurinë.+
4 Me anë të drejtësisë mbreti e bën vendin të qëndrueshëm,+ por kush kërkon ryshfete, e rrëzon.+
5 Kush i bën lajka shokut,+ shtrin një rrjetë për hapat e tij.+
6 Shkeljet janë si një lak+ për njeriun e keq, por kush është i drejtë, bërtet me gëzim dhe ka hare.+
7 I drejti kujdeset për kërkesën ligjore të të përvuajturve,+ por i ligu nuk do t’ia dijë për këtë.+
8 Mburravecët i vënë flakën qytetit,+ por ata që janë të mençur, e fashitin zemërimin.+
9 Kur njeriu i mençur ka një mosmarrëveshje ligjore me një të marrë, i marri nis të bëjë shamatë e të qeshë, kështu që s’ka më prehje.+
10 Njerëzit gjakatarë e urrejnë atë që është i paqortueshëm,+ kurse të drejtët përpiqen ta ruajnë shpirtin e tij.+
11 Budallai e shfryn gjithë zemërimin* e tij, por kush është i mençur, mban një frymë të qetë deri në fund.+
12 Aty ku sundimtari u kushton vëmendje fjalëve të rreme, të gjithë ata që i shërbejnë, do të jenë të ligj.+
13 I vobekti dhe shtypësi janë ballë për ballë,+ por Jehovai u ndrit sytë që të dyve.+
14 Aty ku mbreti i gjykon të përvuajturit në bazë të së vërtetës,+ froni i tij mbetet i patundur për tërë kohën.+
15 Shufra dhe qortimi japin mençuri,+ por djali i lënë pa fre, e turpëron nënën e tij.+
16 Kur shtohen të ligjtë, shtohen edhe shkeljet, por ata që janë të drejtë do të shohin rënien e tyre.+
17 Ndëshkoje tët bir e do të të sjellë prehje dhe do t’i japë shpirtit tënd shumë kënaqësi.+
18 Aty ku nuk ka vegim, populli është pa fre,+ por të lumtur janë ata që mbajnë ligjin.+
19 Shërbëtori nuk ndreqet vetëm me fjalë,+ sepse kupton, por nuk kushton vëmendje.+
20 A ke parë ndonjë njeri të nxituar në fjalë?+ Ka më shumë shpresë për budallanë se për të.+
21 Po ta llastosh shërbëtorin që në rini, në fund të jetës ai do të bëhet mosmirënjohës.
22 Njeriu zemërak ndez grindje,+ dhe kush nxehet kollaj, bën shumë shkelje.+
23 Fodullëku e përul njeriun,+ por kush ka frymën e përulësisë, do të marrë lavdi.+
24 Kush është ortak me hajdutin, e urren shpirtin e vet.+ Ai mund të dëgjojë një mallkim,* por nuk tregon asgjë.+
25 Të dridhesh para njerëzve përbën një lak,+ por kush beson te Jehovai, është i mbrojtur.+
26 Shumë janë ata që kërkojnë pëlqimin* e sundimtarit,+ por gjykimi i njeriut është nga Jehovai.+
27 Njeriu i padrejtë është i pështirë për të drejtët,+ dhe njeriu i ndershëm është i pështirë për të ligun.+