Jeremia
17 Mëkati i Judës është shkruar me kunj hekuri.+ Me një majë diamanti është skalitur në pllakën e zemrës së tyre+ dhe në brirët e altarëve të tyre.+ 2 Madje bijtë e tyre kujtojnë altarët dhe shtyllat e shenjta pranë një peme të harlisur, në kodrat e larta,+ 3 në malet në vend të hapur. Të mirat dhe thesaret e tua do t’i jap si plaçkë.+ Do t’i jap si plaçkë edhe vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit në mbarë territoret e tua.+ 4 Trashëgiminë që të kisha dhënë, ti e le vetë të të ikte nga dora.+ Prandaj do të bëj që t’u shërbesh armiqve të tu në një vend që nuk e ke njohur,+ sepse nga zemërimi im ju njerëz do të ndizeni si zjarr.+ Ai do të rrijë ndezur brez pa brezi.
5 Kështu thotë Jehovai: ‘Ai që ka besim te njeriu+ e që e ka shpresën te krahu i njeriut,+ dhe zemra e të cilit largohet nga Jehovai,+ është i mallkuar. 6 Ai do të bëhet si një pemë e vetmuar në një rrafshinë të shkretë dhe, kur të vijë e mira, nuk do ta shohë,+ por do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një vend të kripur të pabanuar.+ 7 Ai që ka besim te Jehovai dhe siguria e të cilit është Jehovai, është i bekuar.+ 8 Ai do të bëhet si një pemë e mbjellë pranë ujërave, që i lëshon rrënjët pranë rrjedhës së ujit. Kur të vijë të nxehtët, nuk do ta ndiejë, përkundrazi do ta ketë gjethnajën të dendur.+ Në vitin e thatësirës+ nuk do ta zërë ankthi dhe as do të reshtë së dhëni fryt.
9 Zemra është më e pabesë se çdo gjë tjetër. Ajo është e rrezikshme.+ E kush mund ta njohë? 10 Unë, Jehovai, hetoj zemrën+ dhe shqyrtoj veshkat,+ për t’i dhënë secilit sipas udhëve të veta,+ sipas frytit të veprimeve të tij.+ 11 Si thëllëza që mbledh vezë, që nuk janë të sajat, kështu është ai që vë pasuri, por jo me drejtësi.+ Kur të jetë në mes të ditëve të veta, do t’i lërë,+ dhe kur jeta e tij të përfundojë, do të dalë i pamend.’+
12 Froni i lavdishëm është lartësuar që nga fillimi;+ ai është vendi i shenjtërores sonë.+ 13 O Jehova, shpresa e Izraelit!+ Të gjithë ata që të lënë, do të turpërohen.+ Ata që bëjnë apostazi ndaj teje,*+ do të shkruhen në dhé, sepse kanë lënë burimin e ujit jetëdhënës, Jehovain.+ 14 Shëromë, o Jehova, e do të shërohem.+ Shpëtomë, e do të shpëtoj,+ sepse ti je lëvdimi im.+
15 Ja, ka nga ata që më thonë: «Ku është fjala e Jehovait?+ Le të ndodhë, pra!» 16 Por unë nuk hoqa dorë shpejt dhe vazhdova të isha një bari që të ndjek dhe nuk digjesha nga dëshira për ditën shkatërrimtare. Ti i di fjalët e buzëve të mia, i kam thënë përpara teje. 17 Mos u bëj si diçka tmerruese për mua.+ Ti je streha ime në ditë gjëme.+ 18 Le të turpërohen ata që më përndjekin,+ dhe jo unë.+ Le t’i pushtojë ata tmerri, dhe jo mua. Sill ndaj tyre ditën e gjëmës+ dhe shkaktoju shembje dyfish.+
19 Kështu më tha Jehovai: «Shko e rri te porta e bijve të popullit, nga e cila hyjnë e dalin mbretërit e Judës, si edhe te të gjitha portat e Jerusalemit.+ 20 Thuaju atyre: “Dëgjoni fjalën e Jehovait, o mbretër të Judës, mbarë Juda dhe gjithë ju, o banorë të Jerusalemit, që hyni nga këto porta!+ 21 Kështu thotë Jehovai: ‘Ruani shpirtrat tuaj+ dhe mos mbani në ditën e sabatit asnjë ngarkesë, që duhet të futni nëpër portat e Jerusalemit.+ 22 Mos nxirrni asnjë ngarkesë jashtë shtëpive tuaja ditën e sabatit dhe mos bëni asnjë punë.+ Shenjtërojeni ditën e sabatit, siç u urdhërova paraardhësve tuaj.+ 23 Por ata nuk dëgjuan dhe as që e kthyen veshin nga unë.+ E ngurtësuan qafën+ që të mos dëgjonin e të mos pranonin fare disiplinë.+
24 Nëse ju më bindeni plotësisht,+—thotë Jehovai,—e nuk futni asnjë ngarkesë nëpër portat e këtij qyteti ditën e sabatit+ dhe e shenjtëroni ditën e sabatit duke mos bërë asnjë punë atë ditë,+ 25 atëherë nga portat e këtij qyteti do të hyjnë mbretër bashkë me princa,+ që do të ulen në fronin e Davidit.+ Do të hyjnë ata dhe princat, të hipur në karroca e kuaj, burrat e Judës dhe banorët e Jerusalemit, e ky qytet do të banohet brez pas brezi. 26 E do të vijnë njerëz nga qytetet e Judës, nga rreth e qark Jerusalemit, nga vendi i Beniaminit,+ nga ultësira,+ nga rajoni malor+ dhe nga Negebi;+ dhe ata do të sjellin në shtëpinë e Jehovait blatime të plota të djegura,+ flijime,+ blatime në drithë,+ temjan të bardhë+ dhe blatime falënderimi.+
27 Por në qoftë se nuk më bindeni, që ta shenjtëroni ditën e sabatit dhe të mos mbani ngarkesa,+ por i futni ato nëpër portat e Jerusalemit ditën e sabatit, atëherë unë do të ndez një zjarr në portat e tij,+ e ai do të përpijë kullat e banimit të Jerusalemit+ dhe nuk do të shuhet.’”»+