Levitiku
21 Jehovai i tha akoma Moisiut: «Thuaju priftërinjve, bijve të Aaronit: ‘Askush të mos ndotet për një shpirt të vdekur mes popullit.+ 2 Por për një të afërm gjaku: nënën, babanë, djalin, vajzën, vëllanë, 3 motrën virgjëreshë që jeton me të dhe që është e pamartuar, mund të ndotet. 4 Të mos ndotet për një grua me burrë,* që të mos përdhoset. 5 Të mos e rruajnë kokën+ dhe as cepat e mjekrës*+ e të mos bëjnë prerje në trup.+ 6 Duhet të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre+ e të mos e përdhosin emrin e Perëndisë së tyre,+ sepse ata i paraqitin Jehovait blatimet e bëra me zjarr, ushqimin e Perëndisë së tyre.+ Ata do të jenë të shenjtë.+ 7 Nuk duhet të marrin një prostitutë,+ as një grua të dhunuar ose një grua të divorcuar+ nga burri, sepse prifti është i shenjtë për Perëndinë e tij. 8 Shenjtërojeni,+ sepse ai i paraqit ushqimin Perëndisë tuaj. Duhet të jetë i shenjtë për ju,+ sepse unë, Jehovai, që po ju shenjtëroj, jam i shenjtë.+
9 Në rast se e bija e një prifti përdhoset, duke bërë kurvëri, ajo përdhos të atin. Duhet të vritet, e pastaj të digjet në zjarr.+
10 Ai që është kryeprift mes vëllezërve të tij, mbi kokën e të cilit derdhet vaji i mirosjes+ dhe emërohet* të veshë rrobën priftërore,+ të mos e lërë kokën të çrregullt+ e të mos i shqyejë rrobat.+ 11 Të mos i afrohet asnjë shpirti të vdekur.+ Të mos ndotet as për të ëmën dhe të atin. 12 Të mos dalë nga shenjtërorja e të mos përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së vet,+ sepse mbi të është shenja e kushtimit, pra, vaji i mirosjes nga Perëndia i tij.+ Unë jam Jehovai.
13 Ai duhet të marrë një vajzë të virgjër.+ 14 Të mos marrë vejushë, grua të divorcuar, të dhunuar ose prostitutë, asnjërën nga këto, por të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij. 15 Të mos i përdhosë pasardhësit e tij mes popullit,+ sepse unë, Jehovai, po e shenjtëroj.’»+
16 Më pas, Jehovai i tha Moisiut: 17 «Thuaji Aaronit: ‘Gjatë tërë brezave, askush nga pasardhësit e tu të mos afrohet për t’i paraqitur ushqimin Perëndisë së tij,+ nëse ka ndonjë të metë në trup.+ 18 Të mos afrohet asnjë burrë që ka ndonjë të metë në trup, pra, asnjë i verbër, i çalë, asnjë me hundë të çarë, me një gjymtyrë më të gjatë sesa tjetra,+ 19 me këmbë ose dorë të thyer, 20 kurrizdalë, i rrëgjuar, i sëmurë nga sytë, me dregëza a qere ose me herdhe të shtypura.+ 21 Askush nga pasardhësit e Aaronit, me ndonjë të metë në trup, të mos afrohet për t’i paraqitur Jehovait blatimet e bëra me zjarr.+ Ai ka një të metë në trup, prandaj të mos afrohet për t’i paraqitur ushqimin Perëndisë së tij.+ 22 Le të hajë nga ushqimi i Perëndisë së vet, nga gjërat shumë të shenjta+ dhe të shenjta,+ 23 por të mos i afrohet perdes+ dhe altarit,+ pasi ka një të metë në trup,+ dhe nuk duhet ta përdhosë shenjtëroren time,+ sepse unë, Jehovai, po i shenjtëroj.’»+
24 Kështu, Moisiu ia tha këto Aaronit, bijve të tij dhe tërë bijve të Izraelit.