Numrat
27 Pastaj u afruan bijat e Zelofehadit,+ birit të Heferit, birit të Galaadit, birit të Makirit, birit të Manaseut,+ nga familjet e Manaseut, birit të Jozefit. Emrat e bijave të tij ishin Mahla, Noa, Hogla, Milka dhe Tirza.+ 2 Ato u paraqitën në hyrje të tendës së takimit para Moisiut, priftit Eleazar,+ prijësve dhe tërë asamblesë e thanë: 3 «Babai ynë vdiq në shkretëtirë,+ por nuk qe mes asamblesë, domethënë mes njerëzve që mblodhi Korahu+ dhe që u radhitën kundër Jehovait, por vdiq për shkak të mëkatit të vet+ dhe nuk pati djem. 4 Pse të fshihet emri i babait tonë nga familja e tij ngaqë nuk pati djem?+ Na jep neve një zotërim mes xhaxhallarëve tanë.»+ 5 Atëherë Moisiu ia paraqiti çështjen e tyre Jehovait.+
6 Jehovai i tha Moisiut: 7 «Bijat e Zelofehadit kanë të drejtë. Duhet t’u japësh patjetër një trashëgimi mes xhaxhallarëve të tyre. Trashëgiminë e të atit kalojua atyre.+ 8 Veç kësaj, duhet t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Në rast se një njeri vdes pa pasur djalë, trashëgiminë e tij kalojani së bijës. 9 Nëse nuk ka as bijë, trashëgiminë e tij jepjani vëllezërve të tij. 10 Nëse nuk ka as vëllezër, trashëgiminë e tij jepjani vëllezërve të atit të tij. 11 Nëse as i ati nuk ka vëllezër, atëherë trashëgiminë e tij jepjani farefisit+ më të afërt në familjen e tij dhe ai do ta marrë atë trashëgimi. Ky do të shërbejë si një ligj i nxjerrë me vendim gjyqësor për bijtë e Izraelit, siç po e urdhëron Jehovai Moisiun.’»
12 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Ngjitu në malin e Abarimit+ dhe shih vendin që do t’u jap bijve të Izraelit.+ 13 Si ta kesh parë, ti do të bashkohesh me popullin tënd,+ siç u bashkua edhe Aaroni, vëllai yt,+ 14 ngaqë ngritët krye kundër urdhrit tim, kur asambleja u grind+ në shkretëtirën e Zinit dhe nuk më shenjtëruat+ para syve të saj pranë ujërave, domethënë pranë ujërave të Meribës+ në Kadesh,+ në shkretëtirën e Zinit.»+
15 Atëherë Moisiu i tha Jehovait: 16 «O Jehova, Perëndi i frymës+ së çdo krijese,*+ cakto mbi asamblenë një njeri,+ 17 që t’i prijë në çdo gjë që do të bëjë, që ta nxjerrë e ta sjellë,+ me qëllim që asambleja e Jehovait të mos bëhet si delet pa bari.»+ 18 Atëherë, Jehovai i tha Moisiut: «Merr Josiun, birin e Nunit, një njeri plot gjallëri,*+ dhe vëre dorën mbi të.+ 19 Çoje para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë, e para syve të tyre, lërja detyrën atij.+ 20 Kalo tek ai ca nga lavdia jote,+ me qëllim që tërë asambleja e bijve të Izraelit ta dëgjojë.+ 21 Ai do të paraqitet te prifti Eleazar, dhe ky duhet të pyesë+ për të Jehovain nëpërmjet Urimit.+ Ai, të gjithë bijtë e Izraelit që janë me të dhe tërë asambleja, do të dalin dhe do të kthehen me urdhër të tij.»
22 Moisiu bëri pikërisht siç e urdhëroi Jehovai. Kështu, ai e mori Josiun, e çoi para priftit Eleazar+ dhe para tërë asamblesë, 23 vuri duart mbi të dhe ia la detyrën atij,+ siç i tha Jehovai.+