Veprat
22 «Burra, vëllezër+ e etër, dëgjoni tani mbrojtjen time!»+ 2 (Kur e dëgjuan t’u drejtohej në gjuhën hebraike,+ heshtja u bë më e thellë, dhe ai tha:) 3 «Jam jude,+ i lindur në Tars të Kilikisë,+ por u arsimova në këtë qytet në këmbët e Gamalielit,+ më mësuan të ndiqja rreptësisht+ Ligjin e të parëve dhe isha shërbëtor i zellshëm+ i Perëndisë, ashtu siç jeni sot të gjithë ju. 4 Këtë Udhë unë e përndoqa për vdekje,+ duke lidhur e dorëzuar nëpër burgje+ si burra, edhe gra, 5 siç mund të dëshmojnë për mua kryeprifti dhe gjithë pleqësia.+ Prej tyre mora edhe letra+ për vëllezërit në Damask e shkova që t’i sillja të lidhur në Jerusalem edhe ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.
6 Por udhës, kur po i afrohesha Damaskut, aty nga koha e drekës, befas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.+ 7 Rashë përtokë e dëgjova një zë të më thoshte: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek?’+ 8 Unë u përgjigja: ‘Kush je ti, Zotëri?’ E ai më tha: ‘Jam Jezui, nazareasi, të cilin ti po e përndjek.’+ 9 Ata që ishin me mua+ e panë vërtet dritën, por nuk e dëgjuan zërin e atij që më fliste.+ 10 Atëherë, unë thashë: ‘Ç’duhet të bëj,+ Zotëri?’ Zotëria m’u përgjigj: ‘Ngrihu, shko në Damask e atje do të të thuhet gjithçka që është vendosur të bësh.’+ 11 Por, meqë nuk shihja dot asgjë nga shkëlqimi i asaj drite, ata që ishin me mua më çuan në Damask, duke më marrë për dore.+
12 Më pas, Anania, një burrë që e nderonte Perëndinë sipas Ligjit, për të cilin flitnin mirë+ të gjithë judenjtë që banonin atje, 13 erdhi tek unë dhe, duke më qëndruar pranë, më tha: ‘Saul, vëlla, sytë e tu le të shohin përsëri!’+ E pikërisht në atë çast unë ngrita sytë nga ai. 14 Ai tha: ‘Perëndia i paraardhësve tanë+ të zgjodhi+ të njohësh vullnetin e tij, të shohësh+ të Drejtin+ dhe të dëgjosh zërin e tij,+ 15 sepse ti do të jesh dëshmitar i tij para gjithë njerëzve për gjërat që ke parë e dëgjuar.+ 16 E tani, përse vonon? Ngrihu, pagëzohu+ dhe lahu+ nga mëkatet, duke thirrur emrin e tij.’+
17 Por, kur isha kthyer në Jerusalem+ e po lutesha në tempull, e pashë në vegim+ 18 Zotërinë tek më thoshte: ‘Nxito e ik shpejt nga Jerusalemi, se ata nuk do ta pranojnë+ dëshminë tënde për mua.’ 19 Unë iu përgjigja: ‘Zotëri, ata e dinë mirë se nga njëra sinagogë në tjetrën unë i burgosja+ e i rrihja ata që besonin te ti.+ 20 Madje kur po derdhej gjaku i Stefanit,+ dëshmitarit tënd, unë vetë isha atje, miratoja+ ata që e vritnin dhe ruaja rrobat e tyre.’ 21 Megjithatë, ai më tha: ‘Shko, sepse do të të dërgoj në kombe të largëta.’»+
22 Ata e dëgjuan deri këtu, dhe pastaj nisën të bërtitnin: «Zhduke nga faqja e dheut këtë njeri, se nuk e meriton të jetojë!»+ 23 Ata thërritnin, flaknin andej-këtej rrobat e hidhnin pluhur në ajër,+ 24 ndaj komandanti ushtarak urdhëroi që të çohej në kazermë. Ai tha se duhej marrë në pyetje duke u fshikulluar, që të kuptonte përse bërtitnin+ ashtu kundër tij. 25 Por, kur e shtrinë për ta rrahur me kamxhik, Pavli i tha centurionit që rrinte aty: «A është e ligjshme që ju të fshikulloni një romak+ madje të padënuar?» 26 Kur centurioni e dëgjoi këtë, shkoi te komandanti ushtarak dhe i tha: «Ç’ke ndër mend të bësh? Ky qenka romak!» 27 Atëherë, komandanti ushtarak iu afrua dhe i tha: «Pa më thuaj, romak je?»+ Ai iu përgjigj: «Po.» 28 Komandanti ushtarak i tha: «Unë i bleva këto të drejta të qytetarisë për një shumë të madhe.» Pavli ia ktheu: «Kurse unë linda+ me këto të drejta.»
29 Prandaj, menjëherë, ata që ishin bërë gati ta merrnin në pyetje duke e torturuar, u larguan prej tij. Kurse komandanti ushtarak u frikësua kur mori vesh se Pavli ishte romak,+ dhe se ai e kishte lidhur.
30 Kështu, të nesërmen, meqë donte të kuptonte pse akuzohej nga judenjtë, ai e zgjidhi dhe urdhëroi të mblidheshin krerët e priftërinjve dhe gjithë Sinedri. E zbriti Pavlin dhe e vuri mes tyre.+