Zbulesa
9 Engjëlli i pestë i ra trumbetës.+ Pashë një yll+ që kishte rënë nga qielli në tokë, dhe atij iu dha çelësi+ i humnerës.+ 2 Ai e hapi humnerën dhe prej saj doli tym+ si nga një furrë+ e madhe. Dielli dhe ajri u errësuan+ nga tymi i humnerës. 3 Nga tymi dolën mbi tokë karkaleca.+ Atyre iu dha autoritet, po ai autoritet që kanë edhe akrepat+ e tokës, 4 dhe iu tha të mos dëmtonin bimësinë e tokës, asgjë të gjelbër, as ndonjë pemë, por vetëm ata njerëz që nuk e kanë vulën e Perëndisë në ballë.+
5 Karkalecave nuk iu lejua t’i vritnin ata, por duhej t’i mundonin+ për pesë muaj, siç mundohet një njeri kur e pickon akrepi.+ 6 Ato ditë, njerëzit do ta kërkojnë vdekjen,+ por s’do ta gjejnë kurrsesi. Do të duan të vdesin, por vdekja do t’u ikë.
7 Karkalecat ngjanin me kuaj+ gati për betejë. Në kokë kishin kurora si prej ari, fytyra e tyre ngjante me fytyrën e njeriut+ 8 dhe flokët i kishin si flokë grash.+ Dhëmbët i kishin porsi të luanëve,+ 9 dhe kishin parzmore+ si parzmore prej hekuri. Zhurma e krahëve të tyre i ngjante zhurmës së karrocave+ me shumë kuaj, që rendin drejt betejës.+ 10 Ata kanë edhe bishta e thumba si të akrepave.+ Në bishtat e tyre gjendet autoriteti për të dëmtuar njerëzit për pesë muaj. 11 Ata kanë mbi vete një mbret, engjëllin e humnerës.+ Në hebraisht emri i tij është Abadon,* kurse në greqisht e ka emrin Apolion.*+
12 Mjerimi i parë shkoi. Ja, pas këtyre gjërave vijnë edhe dy mjerime të tjera.+
13 Engjëlli i gjashtë+ i ra trumbetës.+ Dëgjova një zë+ që dilte nga brirët e altarit prej ari,+ që gjendet para Perëndisë, 14 i cili i tha engjëllit të gjashtë që kishte trumbetën: «Zgjidhi katër engjëjt+ që janë lidhur+ në lumin e madh Eufrat.»+ 15 Dhe u zgjidhën katër engjëjt, që ishin përgatitur për orën, ditën, muajin dhe vitin e caktuar, që të vritnin një të tretën e njerëzve.
16 Numri i ushtrisë së kalorësve ishte dy dhjetë mijëra herë dhjetëra mijë.* E dëgjova numrin e tyre. 17 Ja, si i pashë kuajt në vegim dhe ata që rrinin mbi ta: me parzmore të kuqe flakë, blu si hiacinti dhe të verdhë si squfuri. Kokat e kuajve ishin si koka luanësh,+ ndërsa nga goja u dilte zjarr, tym dhe squfur.+ 18 Nga këto tri plagë, nga zjarri, nga tymi dhe nga squfuri që dilte prej gojës së tyre, u vranë një e treta e njerëzve. 19 Sepse autoriteti i kuajve qëndron te goja dhe te bishti, ngaqë bishtat e tyre janë porsi gjarpërinj,+ dhe kanë koka, me të cilat dëmtojnë.
20 Por njerëzit e tjerë që nuk u vranë nga këto plagë, nuk u penduan për veprat e duarve të tyre,+ që të mos i adhuronin më demonët,+ idhujt prej ari, argjendi,+ bakri, guri dhe druri, të cilët as mund të shohin, as mund të dëgjojnë e as mund të ecin.+ 21 Nuk u penduan as për vrasjet,+ për praktikat spiritiste,+ për kurvërimin dhe për vjedhjet e tyre.