Gjykatësit
3 Këto janë kombet+ që la Jehovai, që me anë të tyre ta vinte në provë+ Izraelin, domethënë të gjithë ata që nuk kishin përjetuar asnjërën nga luftërat e Kanaanit.+ 2 Kjo ishte vetëm për brezat e bijve të Izraelit, domethënë vetëm për ata që më parë nuk kishin përjetuar gjëra të tilla, që të kishin përvojë e t’u mësohej lufta: 3 pesë sundimtarët e aleancës+ filistine,+ tërë kananitët,+ sidonitët+ dhe hivitët+ që banonin në malet e Libanit,+ nga mali i Baal-Hermonit+ deri në hyrje të Hamathit.+ 4 Ata shërbyen si mjet për ta vënë në provë+ Izraelin e për të parë nëse ata do t’u bindeshin urdhërimeve që Jehovai u kishte dhënë etërve të tyre me anë të Moisiut.+ 5 Kështu, bijtë e Izraelit banuan mes kananitëve,+ hititëve, amoritëve, perezitëve, hivitëve dhe jebusitëve.+ 6 Ata morën bijat e tyre për gra,+ kurse bijat e veta ua dhanë bijve të tyre+ dhe filluan t’u shërbenin perëndive të tyre.+
7 Kështu, bijtë e Izraelit bënë ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait. Ata e harruan Jehovain, Perëndinë e tyre,+ dhe u shërbyen Baalëve+ e shtyllave të shenjta.+ 8 Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit+ dhe i shiti+ në duart e Kushan-Rishathaimit, mbretit të Mesopotamisë.+ Bijtë e Izraelit i shërbyen Kushan-Rishathaimit për tetë vjet. 9 Pastaj ata nisën t’i thërritnin Jehovait për ndihmë,+ dhe për t’i shpëtuar Jehovai u dha një shpëtimtar,+ që ishte Otnieli,+ biri i Kenazit,+ vëllait më të vogël të Kalebit.+ 10 Fryma+ e Jehovait erdhi mbi të e ai u bë gjykatës i Izraelit. Ai doli në betejë dhe Jehovai i dha Kushan-Rishathaimin, mbretin e Sirisë, e kështu ai e mundi.+ 11 Pas kësaj, vendi nuk pati më trazira për dyzet vjet. Në fund Otnieli, biri i Kenazit, vdiq.
12 Por bijtë e Izraelit bënë përsëri ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ Atëherë Jehovai lejoi që Egloni, mbreti i Moabit,+ të bëhej i fortë e të dilte kundër Izraelit,+ sepse ata bënë ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ 13 Për më tepër, ai mblodhi kundër tyre bijtë e Amonit+ dhe të Amalekut.+ Pastaj ata vajtën e sulmuan Izraelin dhe shtinë në dorë qytetin e palmave.+ 14 Kështu, bijtë e Izraelit i shërbyen Eglonit, mbretit të Moabit, për tetëmbëdhjetë vjet.+ 15 Pastaj ata nisën t’i thërritnin Jehovait për ndihmë+ dhe Jehovai u dha një shpëtimtar, birin e beniamitit+ Gerau, Ehudin,+ që ishte mëngjarash.+ Kur erdhi koha, bijtë e Izraelit i dërguan haraçin Eglonit, mbretit të Moabit, nëpërmjet tij. 16 Ndërkohë Ehudi bëri një shpatë me dy tehe,+ një kut të gjatë. E ngjeshi poshtë rrobës nga ana e kofshës+ së djathtë 17 dhe i çoi haraçin Eglonit, mbretit të Moabit,+ që ishte një burrë shumë i dhjamur.
18 Pasi ia dha haraçin,+ ai i nisi menjëherë njerëzit që e kishin sjellë, 19 kurse vetë u kthye te guroret që gjendeshin në Gilgal+ dhe tha: «Dua të të them një të fshehtë, o mbret.» Kështu, ai tha: «Heshtni!» E ata që i qëndronin pranë dolën jashtë që të gjithë.+ 20 Pastaj Ehudi i vajti afër, teksa ai rrinte ulur në dhomën e freskët në tarracë që ishte vetëm për të dhe i tha: «Kam një fjalë për ty nga Perëndia.» E ai u ngrit nga froni. 21 Atëherë Ehudi futi dorën e majtë, nxori shpatën nga ana e kofshës së djathtë dhe ia nguli në bark. 22 Edhe doreza shkoi pas tehut dhe dhjami u mbyll pas tij, sepse ai nuk ia nxori shpatën nga barku dhe jashtëqitjet zunë t’i dilnin jashtë. 23 Ehudi doli nga e çara e ajrimit, por dyert e dhomës në tarracë i mbylli dhe i kyçi. 24 Kështu ai doli.+
Shërbëtorët vajtën për të parë, por dyert e dhomës në tarracë ishin të kyçura. Atëherë thanë: «Me siguri do të jetë duke kryer nevojat personale+ në dhomën e brendshme të freskët.» 25 Pritën e pritën sa u vunë në siklet, po ja që dyert e dhomës në tarracë nuk po hapeshin. Atëherë morën çelësin e i hapën, kur ja, zotëria i tyre kishte rënë përtokë i vdekur!
26 Ndërsa ata ngurronin, Ehudi iku, kaloi guroret+ dhe ia mbathi për në Sejrah. 27 Me të arritur, zuri t’i binte bririt+ në rajonin malor të Efraimit+ dhe bijtë e Izraelit zbritën nga ai rajon bashkë me të në krye. 28 Ai u tha: «Ndiqmëni,+ sepse Jehovai jua dha në dorë+ moabitët, armiqtë tuaj.» Ata e ndoqën, morën vaun+ e Jordanit, një pikë strategjike kundër moabitëve, dhe nuk lejuan askënd të kalonte. 29 Në atë kohë ata vranë rreth dhjetë mijë moabitë,+ që të gjithë burra truplidhur+ e trima; nuk shpëtoi as edhe një.+ 30 Atë ditë dora e Izraelit e mposhti Moabin dhe vendi nuk pati më trazira për tetëdhjetë vjet.+
31 Pas tij erdhi Shamgari,+ biri i Anathit, i cili vrau gjashtëqind filistinë+ me një hosten qesh. Edhe ai e shpëtoi Izraelin.+