Psalmi
Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë!+
Dashuria e tij besnike zgjat përjetë!+
2 Kush i shpall dot të gjitha bëmat e fuqishme të Jehovait?!
Kush u bën dot jehonë tërë veprave të tij të lavdishme?!+
3 Lum ata që veprojnë me drejtësi!
Lum ata që bëjnë gjithmonë atë që është e drejtë!+
4 Kujtomë, o Jehova, kur të tregohesh zemërmirë me popullin tënd!*+
Kujdesu për mua me dorën tënde shpëtimtare,
5 që të shijoj mirësinë që u tregon të zgjedhurve të tu,+
që të gëzoj bashkë me kombin tënd
e të të lëvdoj gjithë krenari* bashkë me trashëgiminë tënde!
6 Kemi mëkatuar njësoj si paraardhësit tanë.+
Kemi gabuar, po, kemi vepruar me ligësi.+
7 Paraardhësit tanë në Egjipt nuk i çmuan* mrekullitë e tua;
nuk sollën ndër mend sa e pakufishme është dashuria jote besnike,
por ngritën krye kur ishin afër detit, afër Detit të Kuq.+
8 Prapëseprapë, Perëndia i shpëtoi për hir të emrit të vet,+
që të bënte të njohur sa i fuqishëm është.+
9 Detin e Kuq e qortoi, dhe ai u kthye në tokë të thatë;
u priu përmes thellësive të tij si të ecnin nëpër shkretëtirë;+
14 U dorëzuan para dëshirave egoiste në shkretëtirë;+
Perëndinë e vunë në provë në vendin e shkretë.+
20 lavdinë e Perëndisë e këmbyen me shëmbëlltyrën e një demi që ha veçse bar.+
që ta ndalte tërbimin e të mos i shuante krejt.+
26 Prandaj ai u betua* se do të binin të vdekur në shkretëtirë,+
27 se pasardhësit e tyre do të merrnin fund mes kombeve
dhe se do t’i shpërndante vend më vend.+
30 Por plaga u ndal kur Finehasi u çua e ndërhyri,+
31 e për këtë u konsiderua i drejtë*
brez pas brezi, përjetë.+
32 Në ujërat e Meribës* e provokuan,
e për faj të tyre e pësoi keq Moisiu,+
33 sepse aq shumë ia plasën shpirtin,*
saqë ai foli pa u menduar.+
36 U shërbenin idhujve të tyre,+ që u bënë lak për ta.+
37 Ua flijonin demonëve djemtë e vajzat e tyre.+
38 Vazhduan të derdhnin gjak të pafaj,+
gjakun e djemve dhe të vajzave të tyre,
që ua flijonin idhujve të Kananit,+
dhe tërë vendi u ndot nga gjaku që u derdh në të.
40 Prandaj Jehovait iu ndez zemërimi aq shumë kundër popullit,
saqë iu neverit trashëgimia e vet.
42 Armiqtë i shtypnin,
po, dorës së tyre u nënshtroheshin.
45 Për hir të tyre, ai kujtonte besëlidhjen e tij,
47 Na shpëto, o Jehova, Perëndia ynë!+
Tërë populli të thotë: «Amin!»*
Lëvdoni Jah!*