Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë.
47 Duartrokitni, të gjithë ju o popuj!
Brohoritni triumfues e plot hare për Perëndinë!
2 Se Jehovai, Më i Larti, të ngjall nderim të thellë.+
Ai është Mbreti madhështor i mbarë tokës.+
3 Ai i nënshtron popujt për ne;
nën këmbët tona kombet i vë.+
4 Ai zgjedh për ne trashëgiminë tonë,+
krenarinë e Jakobit, të cilin e ka shumë për zemër.+ (Selah)
5 Perëndia vjen mes britmash gëzimi,
po, Jehovai vjen mes tingujve të bririt.
6 Këndoni lavde për Perëndinë, po, lavde këndoni!
Këndoni lavde për Mbretin tonë, po, lavde këndoni!
7 Se Perëndia është Mbret i mbarë tokës;+
mendoni mirë për këtë dhe këndoni lavde!
8 Perëndia është bërë Mbret i kombeve;+
Perëndia është ulur në fronin e tij të shenjtë.
9 Me popullin e Perëndisë së Abrahamit
janë bashkuar krerët e popujve,
sepse sundimtarët e tokës i përkasin Perëndisë,
ndaj Ai shumë është lartësuar.+