Isaia
51 Më dëgjoni, ju që ndiqni drejtësinë
dhe që kërkoni Jehovain.
Shikoni shkëmbin nga u pretë
dhe guroren nga dolët.
3 Unë, Jehovai, do ta ngushëlloj Sionin.+
Do të ngushëlloj të gjitha gërmadhat e tij.+
Atje do të ketë gëzim e hare,
falënderime e këngë të bukura.+
4 Më kushto vëmendje, o populli im,
dhe ti, o kombi im, ma vër veshin,+
sepse nga unë do të dalë një ligj+
dhe drejtësinë time do ta vendos si dritë për popujt.+
6 Ngrijini sytë drejt qiellit
dhe shikoni poshtë në tokë,
sepse qiejt do të përhapen si tymi,
toka do të konsumohet si një rrobë,
dhe banorët e saj do të vdesin si harrjet.
Por shpëtimi që do të sjell, do të jetë i përjetshëm,+
Mos kini frikë nga talljet e njerëzve
dhe mos u trembni nga sharjet e tyre,
8 sepse ata do t’i brejë mola si të ishin rrobë;
do t’i grijë tenja* si të ishin lesh,+
por drejtësia ime do të mbetet përgjithmonë
dhe shpëtimi që do të sjell, do të zgjatë brez pas brezi.»+
Zgjohu si në ditët e lashta, si në brezat e shkuar.
A nuk e dërrmove ti Rahabën?*+
A nuk e shpove ti tejpërtej përbindëshin e detit?+
10 A nuk e thave ti detin, thellësinë e pafund?+
A nuk e shndërrove ti fundin e detit të thellë në një rrugë që të kalonin të riblerët?+
11 Ata që ka shpenguar* Jehovai, do të kthehen.+
Do të vijnë në Sion me britma hareje.+
Një gëzim i përjetshëm do t’i kurorëzojë.*+
Do të fluturojnë nga gëzimi e ngazëllimi,
kurse hidhërimi e psherëtima do të zhduken.+
12 «Unë jam Ai që të ngushëllon.+
Pse t’i trembesh një njeriu që do të vdesë+
dhe një biri njeriu që do të vyshket si bari i gjelbër?
Gjithë ditën e ditës i frikësoheshe tërbimit të shtypësit,*
a thua se ishte në gjendje të të shkatërronte.
Ku është tani tërbimi i tij?
14 Ai që është kërrusur nga zinxhirët, do të çlirohet shpejt;+
nuk do të vdesë e nuk do të futet në gropë,
as buka nuk do t’i mungojë.
Emri im është Jehovai i ushtrive.+
16 Unë do t’i vë fjalët e mia në gojën tënde
dhe do të të mbuloj me hijen e dorës sime,+
me qëllim që të vendos qiejt, të hedh themelet e tokës+
dhe t’i them Sionit: ‘Ti je populli im.’+
Atë gotë, atë kupë që të trullos,
e ke pirë të gjithë dhe e ke kthyer me fund.+
18 Asnjë nga bijtë që linde, nuk është atje që të të udhëheqë.
Asnjë nga bijtë që rrite, nuk të mban për krahu.
19 Këto dy gjëra ke pësuar.
Kush do të ta qajë hallin?
U shkatërrove e u rrafshove, vuajte nga uria e nga shpata!+
Kush do të të ngushëllojë?+
20 Bijve të tu u ka rënë të fikët.+
Janë shtrirë në çdo qoshe të rrugëve*
si delet e egra që kapen në rrjetë.
Ata e kanë pirë me fund kupën e tërbimit të Jehovait, të qortimit të Perëndisë tuaj.»
21 Prandaj dëgjo, të lutem,
o grua e munduar dhe e dehur, ndonëse jo me verë.
22 Kështu thotë Zotëria yt, Jehovai, Perëndia yt që e mbron popullin e vet:
«Do të ta heq nga dora kupën që të trullos,+
atë gotë, kupën e tërbimit tim;
ti nuk do ta pish më kurrë.+
Kështu ti e bëje kurrizin si tokë,
si rrugë për ta, që të kalonin.»