Zbulesa
18 Pas këtyre gjërave, pashë një engjëll tjetër të zbriste nga qielli, me autoritet të madh,+ dhe toka shndriti nga lavdia e tij.+ 2 Ai thërriti me një zë të fortë:+ «Ra! Ra Babilonia e Madhe!+ Ajo është bërë vendbanimi i demonëve, strofka e çdo kundërmimi+ të ndyrë dhe e çdo zogu të papastër e të urryer!+ 3 Sepse të gjitha kombet ranë viktimë e verës së zemërimit, verës së kurvërimit të saj,+ dhe mbretërit e tokës u kurvëruan+ me të, ndërsa tregtarët shëtitës+ të tokës u pasuruan, falë luksit të saj të pamasë e të shfrenuar.»+
4 Dëgjova një zë tjetër nga qielli, që tha: «Dilni prej saj, o populli im,+ nëse nuk doni të merrni pjesë me të në mëkatet e saj+ dhe nëse nuk doni të merrni nga plagët e saj. 5 Sepse mëkatet e saj janë grumbulluar e kanë arritur deri në qiell,+ dhe Perëndia solli ndër mend veprat e saj të padrejtësisë.+ 6 Kthejani asaj, ashtu siç ua bëri ajo të tjerëve,+ madje kthejani dyfish, po, dyfish gjërat që bëri.+ Në kupën+ që mbushi me përzierje, hidhini dyfishin+ e përzierjes.+ 7 Aq sa ajo i dha lavdi vetes dhe jetoi në luks të shfrenuar, po aq jepini mundime e vajtim.+ Sepse ajo thotë:* ‘Ulem posi mbretëreshë.+ Nuk jam vejushë+ e nuk do të vajtoj kurrë.’+ 8 Ja përse në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj:+ vdekje, vajtim dhe zi buke. Ajo do të digjet plotësisht me zjarr,+ sepse Perëndia Jehova, ai që e gjykoi, është i fortë.+
9 Mbretërit+ e tokës, që u kurvëruan me të dhe jetuan në luks të shfrenuar, do të qajnë e do të godasin gjoksin me hidhërim për të,+ kur të shohin tymin+ e djegies së saj, 10 ndërsa rrinë larg, nga frika e mundimit të saj dhe thonë:+ ‘Mjerë, mjerë qyteti i madh,+ Babilonia, qyteti i fortë, sepse në një orë të vetme erdhi gjykimi yt!’+
11 Edhe tregtarët shëtitës+ të tokës qajnë e vajtojnë për të,+ sepse nuk ka më kush t’ua blejë gjithë mallrat, 12 të gjitha mallra+ prej ari e argjendi, gurë të çmuar e margaritarë, li të hollë dhe të purpurta, mëndafsh e copë të kuqe të ndezur; çdo gjë prej druri erëmirë, çdo lloj sendi prej fildishi, çdo lloj sendi prej druri shumë të çmuar, prej bakri, hekuri dhe mermeri;+ 13 po ashtu edhe kanellë, erëza Indie, temjan, vaj aromatik, temjan të bardhë, verë, vaj ulliri, majë mielli, grurë, bagëti, dele, kuaj, qerre, skllevër dhe shpirtra njerëzish.+ 14 Po, fryti i pjekur, që dëshironte shpirti yt,+ iku prej teje dhe gjithçka e zgjedhur e luksoze mori fund për ty, e askush s’ka për t’i gjetur më kurrë.+
15 Tregtarët shëtitës+ të këtyre gjërave, që u pasuruan prej saj, do të rrinë larg nga frika e mundimit të saj dhe do të qajnë e do të vajtojnë:+ 16 ‘Mjerë, mjerë qyteti i madh,+ i veshur me li të hollë, me të purpurta e me të kuqe të ndezur, dhe plot stoli ari, gurësh të çmuar e margaritarësh,+ 17 sepse në një orë të vetme u shkatërrua një pasuri kaq e madhe!’+
Çdo kapiten anijeje, të gjithë ata që lundrojnë,+ detarët dhe të gjithë ata që sigurojnë jetesën prej detit, rrinin larg+ 18 e thërritnin, teksa shihnin tymin e djegies së saj: ‘E ku ka qytet që t’i përngjajë qytetit të madh?!’+ 19 Ata hodhën pluhur mbi kokë+ dhe, duke qarë e vajtuar,+ thërritën: ‘Mjerë, mjerë qyteti i madh, ku falë salltaneteve të saj, u pasuruan+ të gjithë ata që kanë anije në det,+ sepse në një orë të vetme u shkretua!’+
20 Gëzo për atë që i ndodhi asaj, o qiell,+ edhe ju të shenjtë,+ ju apostuj+ dhe ju profetë, sepse për hirin tuaj Perëndia kërkoi ndëshkimin e saj me gjyq!»+
21 Një engjëll i fortë ngriti një gur që ngjante si gur mulliri,+ dhe e hodhi në det,+ duke thënë: «Ja, po kaq vrullshëm, do të flaket tej Babilonia, qyteti i madh, dhe s’do të gjendet më kurrë.+ 22 Zëri i këngëtarëve që shoqërohen me harpa, i flautistëve, i trumbetarëve dhe i muzikantëve të tjerë nuk do të dëgjohet më kurrë te ti,+ asnjë artizan i çfarëdo zanati nuk do të gjendet më te ti, asnjë zhurmë gurësh mulliri nuk do të dëgjohet më te ti, 23 asnjë dritë llambe nuk do të ndriçojë më te ti dhe asnjë zë dhëndri e nuseje nuk do të dëgjohet më te ti.+ Kjo do të ndodhë sepse tregtarët e tu shëtitës+ ishin paria+ e tokës dhe sepse praktikat e tua spiritiste+ mashtruan të gjitha kombet. 24 Po, në atë qytet u gjend gjaku+ i profetëve,+ i të shenjtëve+ dhe i tërë atyre që u vranë pa mëshirë mbi tokë.»+