Gjoni
1 Në fillim+ ishte Fjala,+ dhe Fjala ishte me Perëndinë,+ dhe Fjala ishte një perëndi.+ 2 Ky ishte në fillim+ me Perëndinë.+ 3 Të gjitha gjërat erdhën në jetë nëpërmjet tij,+ dhe pa të nuk erdhi në jetë asgjë.
Ajo që erdhi në jetë 4 me anë të tij, ishte jetë,+ dhe jeta ishte drita+ e njerëzve. 5 Drita po ndriçon në errësirë,+ por errësira nuk ka ngadhënjyer mbi të.
6 Doli një njeri që u dërgua si përfaqësues i Perëndisë:+ emri i tij ishte Gjon.+ 7 Ai erdhi që të dëshmonte,+ që të jepte dëshmi për dritën+ dhe që njerëz të çdo lloji të besonin nëpërmjet tij.+ 8 Ajo dritë nuk ishte ai,+ por ai duhej të jepte dëshmi+ për atë dritë.
9 Drita e vërtetë,+ që i jep dritë+ çdo lloj njeriu,+ po vinte në botë. 10 Ai* ishte në botë,+ dhe bota erdhi në jetë nëpërmjet tij,+ por bota nuk e njohu. 11 Ai erdhi në shtëpinë e vet, por të vetët nuk e pranuan.+ 12 Megjithatë, të gjithë atyre që e pritën,+ u dha autoritet të bëheshin fëmijë të Perëndisë,+ sepse po tregonin besim në emrin e tij.+ 13 Ata nuk lindën nga gjaku, as nga ndonjë vullnet mishor a nga vullneti i njeriut, por nga Perëndia.+
14 Kështu, Fjala u bë mish+ e banoi mes nesh dhe na u tregua një pamje e lavdisë së tij, një lavdi si ajo që i përket një biri të vetëmlindur+ nga një atë. Ai ishte plot dashamirësi të pamerituar* e të vërtetë.+ 15 (Gjoni dha dëshmi për të, po, ai thirri dhe tha: «Ai që po vjen pas meje, ma ka kaluar mua, sepse ekzistonte para meje.»)+ 16 Të gjithë ne morëm nga plotësia e tij,+ domethënë dashamirësi të pamerituar me bollëk.*+ 17 Ligji u dha nëpërmjet Moisiut,+ por dashamirësia e pamerituar+ dhe e vërteta+ u bënë realitet nëpërmjet Jezu Krishtit. 18 Askush s’e ka parë asnjëherë Perëndinë,+ por perëndia i vetëmlindur,+ i cili është në gji+ të Atit, e ka shpjeguar atë.+
19 Kjo është dëshmia që dha Gjoni, kur judenjtë dërguan tek ai priftërinj dhe levitë nga Jerusalemi për ta pyetur: «Kush je ti?»+ 20 Ai e pranoi dhe nuk e mohoi, por rrëfeu: «Unë nuk jam Krishti.»+ 21 Ata e pyetën: «Kush je ti, atëherë? Elija?»+ Ai ua ktheu: «Nuk jam.» «A je Profeti?»+ Ai u përgjigj: «Jo!» 22 Prandaj, ata vazhduan: «Kush je ti? Sepse duhet t’u kthejmë përgjigje atyre që na dërguan. Ç’thua për veten tënde?»+ 23 Ai u përgjigj: «Unë jam zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Bëjeni të drejtë udhën e Jehovait’, ashtu si tha profeti Isaia.»+ 24 Ata njerëz ishin dërguar nga farisenjtë. 25 Ata e pyetën: «Atëherë, përse pagëzon,+ kur ti vetë nuk je as Krishti, as Elija, as Profeti?» 26 Gjoni iu përgjigj: «Unë pagëzoj me ujë. Mes+ jush është dikush që ju nuk e njihni.+ 27 Ai po vjen pas meje, por unë nuk jam i denjë t’i zgjidh as lidhëset e sandaleve.»+ 28 Këto gjëra ndodhën në Betani, matanë Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.+
29 Të nesërmen ai pa Jezuin të shkonte drejt tij dhe tha: «Shihni, Qengji+ i Perëndisë që heq mëkatin+ e botës!+ 30 Për këtë thashë: pas meje po vjen një njeri që ma ka kaluar, sepse ekzistonte para meje.+ 31 As unë nuk e njihja, por arsyeja përse erdha që të pagëzoja me ujë, ishte që ai t’i shfaqej Izraelit.»+ 32 Gjithashtu, Gjoni dëshmoi dhe tha: «E pashë frymën që zbriste nga qielli si një pëllumb dhe që qëndroi mbi të.+ 33 As unë nuk e njihja, por pikërisht Ai që më dërgoi+ të pagëzoja me ujë, më tha: ‘Ai tek i cili do të shohësh të zbresë e të qëndrojë fryma, është ai që do të pagëzojë me frymë të shenjtë.’+ 34 Unë e pashë dhe dëshmova se ky është Biri i Perëndisë.»+
35 Të nesërmen Gjoni po qëndronte përsëri me dy nga dishepujt e vet. 36 Kur pa Jezuin duke ecur, ai tha: «Shihni, Qengji+ i Perëndisë!» 37 Dy dishepujt e dëgjuan të fliste dhe shkuan pas Jezuit. 38 Atëherë Jezui u kthye dhe, kur pa që ata po e ndiqnin, i pyeti: «Ç’kërkoni?» Ata iu përgjigjën: «Rabi, (që do të thotë Mësues) ku po rri?» 39 Ai u tha: «Ejani e do të shihni.»+ Kështu, ata shkuan, panë ku rrinte dhe ndenjën me të atë ditë. Ishte afërsisht ora e dhjetë.* 40 Andrea,+ vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga ata të dy që dëgjuan fjalët e Gjonit dhe që shkuan pas Jezuit. 41 Ai shkoi së pari të gjente vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: «Kemi gjetur Mesinë»,+ (që do të thotë Krisht).+ 42 Pastaj e çoi te Jezui. Kur e pa,+ Jezui i tha: «Ti je Simoni,+ i biri i Gjonit.+ Ti do të quhesh Kefa», (që përkthehet Pjetër).+
43 Të nesërmen, Jezui deshi të shkonte në Galile. Prandaj, gjeti Filipin+ dhe i tha: «Bëhu ithtari im.»+ 44 Filipi ishte nga Betsaida,+ nga qyteti i Andreas dhe i Pjetrit. 45 Filipi gjeti Natanaelin+ dhe i tha: «Kemi gjetur atë për të cilin shkroi Moisiu në Ligj+ dhe Profetët,+ Jezuin, të birin e Jozefit+ nga Nazareti.» 46 Por Natanaeli ia ktheu: «A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?»+ Filipi i tha: «Eja e shih.» 47 Jezui e pa Natanaelin që po vinte drejt tij dhe tha për të: «Shihni, një izraelit i vërtetë, tek i cili nuk ka mashtrim.»+ 48 Natanaeli i tha: «Si vallë më njeh?!» Jezui iu përgjigj: «Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi.» 49 Natanaeli iu përgjigj: «Rabi, ti je Biri i Perëndisë,+ ti je Mbret+ i Izraelit.» 50 Jezui ia ktheu: «Ti beson ngaqë të thashë se të pashë poshtë fikut? E pra, do të shohësh gjëra edhe më të mëdha se këto.» 51 Më tej, ai i tha: «Po, me të vërtetë po ju them se do të shihni qiellin të hapur dhe engjëjt+ e Perëndisë që ngjiten e zbresin te Biri i njeriut.»+