-
Jeremia 52:31-34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
31 Në vitin që u bë mbret i Babilonisë, Evil-Merodaku e nxori nga burgu* Jehojakinin, mbretin e Judës.+ Kjo ndodhi vitin e 37-të të mërgimit të Jehojakinit,+ mbretit të Judës, muajin e 12-të, ditën e 25-të të muajit. 32 Ai e trajtoi mirë, dhe fronin e tij e vuri më lart se fronet e mbretërve që ishin me të në Babiloni. 33 Kështu Jehojakini hoqi rrobat e burgut, e gjatë gjithë jetës hëngri në tryezën e mbretit. 34 Mbreti i Babilonisë i dha një racion ushqimi përditë, deri ditën e vdekjes, po, gjatë gjithë jetës së tij.
-