-
2 Kronikave 1:11, 12Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
11 Atëherë Perëndia i tha Solomonit: «Meqë e ke dashur këtë me gjithë zemër dhe nuk ke kërkuar pasuri, begati e nderim ose vdekjen e atyre që të urrejnë, e as ke kërkuar jetë të gjatë,* por mençuri dhe njohuri që të gjykosh popullin tim, mbi të cilin të kam vënë mbret,+ 12 unë po të jap mençuri dhe njohuri. Do të të jap edhe pasuri, begati e nderim, aq sa asnjë mbret para teje nuk i ka pasur dhe asnjë pas teje nuk ka për t’i pasur.»+
-