5 Kështu, edhe Krishti nuk i dha lavdi vetes+ duke u bërë kryeprift me iniciativën e vet. Përkundrazi, lavdinë ia dha Ai që tha për të: «Ti je biri im, sot unë jam bërë ati yt»,+6 ashtu si thotë edhe në një vend tjetër: «Në jetë të jetëve, ti do të jesh prift si Melkisedeku.»+
19 Këtë shpresë+ e kemi si një spirancë për shpirtin,* të sigurt e të patundur, dhe ajo të çon brenda perdes,*+20 ku ka hyrë për ne një pararendës, Jezui,+ që është bërë kryeprift si Melkisedeku, në jetë të jetëve.+
3 Atij nuk i dihet babai, nëna a gjenealogjia, si edhe kur lindi e kur vdiq, por meqë u bë ngjashëm Birit të Perëndisë, ai mbetet prift përgjithmonë.*+
11 Prandaj, nëse përsosmëria do të arrihej nëpërmjet priftërisë levite,+ (e cila ishte një aspekt i Ligjit që iu dha popullit), ç’nevojë do të kishte të dilte një prift tjetër, për të cilin thuhet se është si Melkisedeku+ dhe jo si Aroni?!