-
Marku 6:21-29Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
21 Por dita e volitshme për Herodiadën erdhi kur Herodi shtroi për ditëlindjen+ e vet një darkë për zyrtarët e lartë, për komandantët e ushtrisë dhe për parinë e Galilesë.+ 22 Atje shkoi vajza e Herodiadës; ajo kërceu dhe i pëlqeu Herodit e atyre që po hanin* me të. Prandaj mbreti i tha vajzës: «Më kërko ç’të duash dhe unë do të ta jap.» 23 Madje iu betua: «Çfarëdo që të më kërkosh, do të ta jap, po, edhe gjysmën e mbretërisë sime.» 24 Kështu ajo doli dhe pyeti të ëmën: «Çfarë t’i kërkoj?» E ëma iu përgjigj: «Kokën e Gjon Pagëzorit.» 25 Menjëherë vajza shkoi me vrap te mbreti dhe i bëri këtë kërkesë: «Dua të më japësh tani, në një tabaka, kokën e Gjon Pagëzorit.»+ 26 Edhe pse mbretit nuk i erdhi fare mirë, nuk deshi ta shpërfillte kërkesën e saj për shkak të betimit që kishte bërë në sy të të ftuarve.* 27 Prandaj mbreti dërgoi menjëherë njërin nga truproja dhe e urdhëroi të sillte kokën e Gjonit. Kështu ai iku, i preu kokën në burg, 28 e solli në një tabaka, ia dha vajzës dhe ajo ia dha së ëmës. 29 Kur e dëgjuan këtë, dishepujt e Gjonit erdhën, e morën trupin dhe e futën në varr.*
-