-
Mateu 22:41-46Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
41 Ndërsa farisenjtë ishin mbledhur së bashku, Jezui i pyeti:+ 42 «Ç’mendoni për Krishtin? Bir i kujt është?» Ata u përgjigjën: «I Davidit.»+ 43 Ai i pyeti: «Atëherë, si vallë Davidi nën frymëzim+ e quan ‘Zotëri’ kur thotë: 44 “Jehovai* i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu nën këmbët e tua.’”+ 45 Prandaj, nëse Davidi e quan ‘Zotëri’, si atëherë qenka bir i tij?!»+ 46 Por asnjë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej, prandaj që nga ajo ditë askush nuk guxoi ta pyeste më.
-
-
Marku 12:35-37Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
35 Megjithatë, ndërsa po i mësonte në tempull, Jezui pyeti: «Si vallë thonë skribët se Krishti është bir i Davidit+ 36 përderisa vetë Davidi tha me anë të frymës së shenjtë:+ “Jehovai* i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu nën këmbët e tua.’”+ 37 Davidi vetë e quan ‘Zotëri’, si atëherë qenka bir i tij?!»+
E gjithë turma po e dëgjonte me kënaqësi.
-