-
Danieli 9:24-27Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
24 Janë caktuar 70 javë* për popullin dhe për qytetin tënd të shenjtë,+ për t’i dhënë fund shkeljes,* për të zhdukur fare mëkatin,+ për të shlyer fajin,+ për të sjellë drejtësi të përhershme,+ për të vulosur vegimin dhe profecinë*+ e për të mirosur* të Shenjtën e të Shenjtave.* 25 Ti duhet ta dish e të kuptosh se, nga dalja e fjalës për restaurimin dhe rindërtimin e Jerusalemit+ deri te Mesia,*+ Kreu,+ do të kalojnë 7 javë, si edhe 62 javë.+ Ai do të restaurohet dhe do të rindërtohet, me një shesh dhe me një hendek, por në kohë të vështira.
26 Pas 62 javësh Mesia do të vritet,*+ pa lënë asgjë pas.+
Populli i një udhëheqësi që do të vijë, do ta shkatërrojë qytetin dhe vendin e shenjtë,+ fundi i të cilit do të jetë me anë të përmbytjes. Deri në fund do të ketë luftë dhe është vendosur të ketë shkretim.+
27 Ai do ta mbajë në fuqi për një javë besëlidhjen për shumë veta dhe në mes të javës, do të bëjë që flijimi dhe blatimi të pushojnë.+
Ai që shkakton shkretim, do të vijë mbi krahun e gjërave të neveritshme,+ dhe shkretimi që është vendosur, do të zbrazet mbi atë që dergjet i shkretë, derisa të marrë fund.»
-