Isaia
57 I drejti vdes, por askush s’do t’ia dijë.
4 Kë vini në lojë?
Me kë talleni* dhe kujt ia nxirrni gjuhën?
5 A nuk jeni ju që ju ndizet pasioni mes pemëve të mëdha,+
nën çdo pemë të harlisur,+
e që i vritni fëmijët nëpër lugina,*+
nën të çarat e shkrepave?
6 Ti ke zgjedhur gurët e lëmuar të luginës.*+
Po, këta ke për të marrë.
Edhe mbi ta ti derdh blatime në pije dhe u bën dhurata.+
A duhet të kënaqem* me këto gjëra?
7 Ti e përgatite shtratin tënd mbi një mal të lartë, shumë të lartë,+
dhe u ngjite atje për të bërë flijime.+
8 Idhullin* që bëre, e vure pas derës dhe pas shtalkës.*
Më braktise dhe u zhveshe;
u ngjite lart dhe e zgjerove shtratin tënd.
Bëre besëlidhje me ta.
Të pëlqeu të flije me ta+
dhe admirove organin mashkullor.*
I nise larg të dërguarit e tu,
e kështu zbrite në Varr.*
10 U rraskapite duke ndjekur rrugët e tua të shumta,
por nuk the: ‘Është e kotë!’
I ripërtërive fuqitë e tua.
Ja pse nuk dorëzohesh.*
11 Kujt i trembeshe?
Nga kush kishe frikë që nise të gënjeje?+
Për mua nuk u kujtove.+
Për asgjë nuk deshe t’ia dije.+
A nuk kam qëndruar në heshtje dhe i tërhequr?*+
Prandaj nuk tregove nderim të thellë* ndaj meje.
Atë do ta marrë me vete era;
vetëm po t’i frysh pak, do të fluturojë tutje.
14 Do të thuhet: ‘Shtrojeni, shtrojeni rrugën. Përgatiteni rrugën!+
Hiqni çdo pengesë nga rruga e popullit tim.’»
15 Se kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi
«Unë banoj në lartësi e në vend të shenjtë+
por jam edhe me të dërrmuarin e të brengosurin,*
që t’u jap forcë të brengosurve
dhe t’ua ngre zemrën peshë të dërrmuarve.+
16 Sepse nuk do t’u kundërvihem përgjithmonë
dhe as do të mbetem i zemëruar përjetë,+
përndryshe njeriut* do t’i priteshin fuqitë për shkakun tim,+
madje edhe çdo krijese të gjallë që kam bërë.
17 Unë u indinjova me mëkatin e tij,*
ngaqë lakmonte gjithnjë fitime të pandershme,+
prandaj e godita, i largova sytë prej tij dhe u indinjova.
Por ai, si një tradhtar,*+ vazhdoi të ndiqte zemrën e vet.
18 Unë i kam parë udhët që ka ndjekur,
gjithsesi do ta shëroj+ e do t’i prij,+
e këdo që mban zi bashkë me të.+
19 Unë e krijoj frytin e buzëve.
Paqe të vazhdueshme do t’i jap
atij që është larg dhe atij që është afër,+
e do t’i shëroj,—thotë Jehovai.
20 Por të ligjtë janë si deti i trazuar që s’mund të qetësohet,
ujërat e të cilit nxjerrin leshterikë dhe llucë.