Psalmi
Këngë e përvajshme,* të cilën Davidi ia këndoi Jehovait për fjalët që tha Kushi, beniaminiti.
7 O Jehova, Perëndia im, te ti gjej strehë!+
Më çliro nga duart e përndjekësve të mi dhe më shpëto.+
2 Përndryshe do të më shqyejnë porsi luani,+
zvarrë do të më heqin, e askush s’do të më shpëtojë dot.
3 O Jehova, Perëndia im, nëse kam faj,
nëse kam vepruar padrejtësisht,
4 nëse ia kam shpërblyer me të këqija atij që më ka bërë të mira,+
a nëse e kam sulmuar armikun tim pa shkak,*
5 më ndjektë këmba-këmbës armiku e rënça në duart e tij,
më shtyptë e më vëntë përfund;
lavdinë time e bëftë pluhur e hi! (Selah)
6 Ngrihu, o Jehova, gjithë zemërim,
çohu kundër armiqve të mi të tërbuar,+
po, ngrihu e më ndihmo;
jep urdhër që drejtësia të vihet në vend.+
7 Edhe në u mbledhshin kombet kundër teje,
nga atje lart, ti do të vësh dorë kundër tyre.
8 Jehovai do t’i gjykojë popujt.+
9 Të lutem, jepu fund poshtërsive të të ligjve dhe bëji të patundur të drejtët,+
sepse ti je Perëndia i drejtë+ që shqyrton skutat më të thella të zemrës+ e të mendjes.*+
10 Perëndia është mburoja ime,+ Shpëtimtari i njerëzve me zemër të sinqertë.*+