Libri i dytë i Kronikave
3 Atëherë, Solomoni filloi të ndërtonte shtëpinë e Jehovait+ në Jerusalem në malin e Moriahut,+ ku Jehovai i ishte shfaqur Davidit,+ atit të tij, në vendin që ky kishte përgatitur në lëmin* e Ornanit,+ jebusitit. 2 Ai e filloi ndërtimin në ditën e 2-të të muajit të 2-të, vitin e 4-t të mbretërimit të tij. 3 Përmasat e themelit që hodhi Solomoni për të ndërtuar shtëpinë e Perëndisë së vërtetë ishin: 60 kute i gjatë dhe 20 kute i gjerë,+ sipas njësisë matëse të mëparshme.* 4 Portiku,* në pjesën e përparme, ishte 20 kute i gjatë, sa gjerësia e shtëpisë,* dhe lartësia ishte 120.* Nga brenda e veshi me ar të kulluar.+ 5 Dhomën e madhe* e veshi me dru dëllinje, pastaj e veshi me ar të kulluar+ dhe pas kësaj e zbukuroi me figura palmash+ dhe zinxhirë.+ 6 Përveç kësaj e veshi tempullin me gurë të çmuar të bukur+ dhe përdori ar+ që vinte nga Parvaimi. 7 Ai e veshi me ar tempullin, trarët, pragjet, muret dhe dyert e saj,+ kurse në mure gdhendi figura kerubinësh.+
8 Pastaj bëri ndarjen* e Më të Shenjtës.+ Ajo ishte e gjatë sa gjerësia e tempullit, domethënë 20 kute. Edhe gjerësia ishte 20 kute. E veshi me ar të kulluar me vlerë 600 talenta.*+ 9 Pesha e arit për gozhdët ishte 50 sikla;* edhe dhomat në tarracë i veshi me ar.
10 Brenda ndarjes* së Më të Shenjtës bëri dy skulptura kerubinësh dhe i veshi me ar.+ 11 Shtrirja e krahëve të kerubinëve+ ishte 20 kute e gjatë. Krahu i kerubinit të parë ishte pesë kute i gjatë dhe arrinte njërin mur të shtëpisë, ndërsa krahu tjetër, po prej pesë kutesh, prekte krahun e kerubinit tjetër. 12 Krahu i kerubinit tjetër ishte pesë kute i gjatë dhe arrinte murin tjetër të shtëpisë, ndërsa krahu tjetër prej pesë kutesh prekte njërin prej krahëve të kerubinit të parë. 13 Shtrirja e krahëve të këtyre kerubinëve ishte 20 kute. Ata qëndronin në këmbë me fytyrat nga brenda.*
14 Veç kësaj, ai bëri perden+ me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt,* me fill në të kuqe të errët e me pëlhurë cilësore. Në të punoi figura kerubinësh.+
15 Pastaj, përpara shtëpisë, bëri dy shtylla+ 35 kute të gjata. Çdo shtyllë kishte në majë nga një kapitel* që ishte pesë kute.+ 16 Bëri edhe zinxhirë si varëse e i vuri në majë të shtyllave. Bëri 100 shegë dhe i vuri te zinxhirët. 17 Ai ngriti shtyllat para tempullit, një në të djathtë* e një në të majtë.* Asaj në të djathtë ia vuri emrin Jakin,* kurse asaj në të majtë, Boaz.*