Rutha
2 Tani, Naomi kishte një të afërm të burrit, që ishte shumë i pasur. Ai quhej Boaz+ dhe ishte nga familja e Elimelekut.
2 Moabitja Ruthë i tha Naomit: «Të lutem, më lër të shkoj në ara e të mbledh+ kallinj të mbetur pas kujtdo që do të më shohë me sy të mirë.» Dhe Naomi i tha: «Shko, bija ime.» 3 Atëherë ajo iku dhe filloi të mblidhte kallinj që kishin mbetur në arë pas korrësve. Rastësisht u ndodh në tokën që i përkiste Boazit,+ i cili ishte nga familja e Elimelekut.+ 4 Në atë moment, Boazi erdhi nga Betlehemi dhe u tha korrësve: «Jehovai qoftë me ju!» Ata ia kthyen: «Jehovai të bekoftë!»
5 Pastaj Boazi pyeti shërbëtorin që mbikëqyrte korrësit: «E kujt është kjo vajzë?» 6 I riu iu përgjigj: «Është një moabite+ që u kthye me Naomin nga fushat e Moabit.+ 7 Ajo më pyeti: ‘Të lutem, a mund të mbledh+ nga kallinjtë e këputur* që kanë lënë korrësit?’ Gjithë ditën ka ndenjur në këmbë, që kur erdhi në mëngjes e deri tani që u ul nën strehë për të pushuar pak.»
8 Atëherë Boazi i tha Ruthës: «Dëgjo, bija ime! Mos shko të mbledhësh kallinj në ndonjë arë tjetër, mos shko askund tjetër, por rri afër shërbëtoreve të mia.+ 9 Mos ia ndaj sytë arës që korrin e shko me to! I urdhërova shërbëtorët që të mos të ngacmojnë.* Kur të kesh etje, shko te qypat e ujit dhe pi nga uji që kanë mbushur ata.»
10 Me të dëgjuar këtë, ajo u përkul me fytyrë përtokë dhe i tha: «Si ka mundësi që po më sheh me sy të mirë? Pse po tregohesh zemërmirë me mua ndonëse jam e huaj?»+ 11 Boazi iu përgjigj: «Më kanë treguar gjerë e gjatë gjithçka që ke bërë për vjehrrën pasi të vdiq burri, se si le nënë e babë dhe vendin ku ke lindur, për të shkuar te një popull që nuk e kishe njohur më parë.+ 12 Jehovai të shpërbleftë për këtë që bëre!+ Marrsh një shpërblim të plotë* nga Jehovai, Perëndia i Izraelit, nën krahët e të cilit erdhe të kërkosh strehë!»+ 13 Atëherë Rutha i tha: «Je treguar shumë zemërmirë me mua, zotëria im. Ti e ke ngushëlluar shërbëtoren tënde dhe i ke dhënë siguri me fjalët e tua,* ndonëse nuk jam as një nga shërbëtoret e tua!»
14 Kur erdhi koha për të ngrënë, Boazi i tha: «Hajde këtu, ha pak bukë dhe ngjyeje kafshatën në uthull.» Kështu ajo u ul pranë korrësve, dhe ai i dha drithë të pjekur; ajo hëngri, u ngop dhe i teproi diçka. 15 Kur Rutha u ngrit për të mbledhur kallinj,+ Boazi i urdhëroi shërbëtorët e tij: «Lëreni të mbledhë nga kallinjtë e këputur* dhe mos e trajtoni keq.+ 16 Veç kësaj, hiqni disa kallinj nga tufat e lërini prapa që t’i mbledhë ajo, dhe mos thoni asnjë fjalë që ta ndaloni.»
17 Kështu ajo vazhdoi deri në mbrëmje të mblidhte kallinj të mbetur në arë.+ Kur e rrahu me shkop ç’kishte mbledhur, doli rreth një efë elb.* 18 Pastaj e mori e shkoi në qytet, dhe e vjehrra pa sa kishte mbledhur. Gjithashtu Rutha nxori ushqimin që i kishte tepruar+ pasi ishte ngopur e ia dha asaj.
19 E vjehrra e pyeti: «Ku mblodhe sot? Ku punove? I bekuar qoftë ai që u tregua zemërmirë me ty!»+ Kështu ajo i tregoi së vjehrrës te kush kishte punuar dhe tha: «Sot punova te një burrë që quhet Boaz.» 20 Atëherë Naomi i tha nuses së saj: «E bekoftë Jehovai, ai që u tregon pa kursim dashuri besnike të gjallëve e të vdekurve!»+ Naomi vazhdoi: «Ky njeri është i afërmi ynë,+ është një nga riblerësit tanë.»*+ 21 Pastaj moabitja Ruthë shtoi: «Ai më tha gjithashtu: ‘Rri afër shërbëtorëve të mi derisa ta kenë mbaruar gjithë korrjen.’»+ 22 Naomi i tha Ruthës, nuses së saj: «Bija ime, është më mirë të shkosh me shërbëtoret e tij, sesa të të ngacmojnë në ndonjë arë tjetër.»
23 Prandaj ajo rrinte afër shërbëtoreve të Boazit dhe mblidhte kallinj të mbetur derisa përfundoi korrja e elbit+ dhe e grurit. Ndërkohë banonte me të vjehrrën.+