31 Fjalët e mbretit Lemuel, mesazhi me peshë që i dha e ëma për ta mësuar:+
2 Çfarë të të them, o biri im,
o fryt i barkut tim,
o bir i zotimeve të mia?+
3 Mos ua jep fuqinë tënde grave+
e mos ndiq udhët që i rrënojnë mbretërit.+
4 Nuk u ka hije mbretërve, o Lemuel,
nuk u ka hije të pinë verë,
as sundimtarëve të thonë: «Ku e kam gotën?»,+
5 që të mos pinë e të harrojnë ç’është dekretuar
dhe t’ua cenojnë të drejtat të përvuajturve.
6 Jepuni alkool atyre që janë në prag të vdekjes+
dhe verë atyre që janë shpirtvrerosur.+
7 Le të pinë e ta harrojnë varfërinë;
le të mos i kujtojnë më hallet.
8 Ngrije zërin për të pagojët,
mbroji të drejtat e atyre që janë në prag të vdekjes.+
9 Ngrije zërin dhe gjyko me drejtësi;
mbroji të drejtat e të përvuajturve dhe të të varfërve.+
א [Alef]
10 Kush mund të gjejë një grua të zonjën?+
Ajo vlen ku e ku më shumë se koralet.
ב [Beth]
11 I shoqi i beson me gjithë shpirt,
dhe atij nuk i mungon asgjë.
ג [Gimel]
12 Gjithë ditët e jetës së saj
ia shpërblen me të mira, e jo me të këqija.
ד [Daleth]
13 Ajo gjen li dhe lesh,
e kënaqet kur punon me duart e veta.+
ה [He]
14 Si anijet e tregtarëve,+
ajo e sjell ushqimin nga larg.
ו [Ua]
15 Ngrihet që me natë,
që të sigurojë ushqim për shtëpinë
dhe racione për shërbëtoret.+
ז [Zajin]
16 Ia vë syrin një are dhe e blen;
mbjell një vresht me frytin e duarve të saj.
ח [Heth]
17 Bëhet gati për të punuar fort,+
i përvesh krahët dhe i futet punës.
ט [Teth]
18 E dallon që tregtia po i shkon mbarë,
prandaj nuk e shuan llambën as natën.
י [Jod]
19 Me njërën dorë mban furkën
dhe me tjetrën kap boshtin.+
כ [Haf]
20 U bëhet krah të përvuajturve,
dhe është dorëhapur me të varfrit.+
ל [Lamed]
21 Nuk merakoset për njerëzit e shtëpisë kur bie borë,
sepse të gjithë janë veshur me rroba të ngrohta.
מ [Mem]
22 I bën kuvertat me duart e veta;
rrobat i ka prej linoje dhe leshi në ngjyrë të purpurt.
נ [Nun]
23 I shoqi është njeri me emër te portat e qytetit,+
ku ulet mes pleqve të vendit.
ס [Sameh]
24 Ajo bën dhe shet veshje linoje
dhe i furnizon tregtarët me breza.
ע [Ajën]
25 Ajo është e veshur me fuqi dhe shkëlqim,
dhe e pret të ardhmen pa frikë.
פ [Pe]
26 E hap gojën e flet me mençuri;+
në gjuhën e saj është ligji i mirësisë.
צ [Cade]
27 I mban sytë hapur, që të shohë ç’ndodh në shtëpinë e saj,
dhe nuk ha bukën e përtacisë.+
ק [Kof]
28 Fëmijët e saj ngrihen e me respekt e lëvdojnë;
i shoqi çohet dhe e lavdëron me këto fjalë:
ר [Resh]
29 «Ka shumë gra të zonja,
por ti ua kalon të gjithave!»
ש [Shin]
30 Hijeshia mund të jetë mashtruese dhe bukuria kalimtare,+
por gruaja që ka nderim të thellë për Jehovain, do të lëvdohet.+
ת [Ta]
31 Shpërblejeni për atë që bën,+
dhe veprat e saj e lëvdofshin te portat e qytetit!+