Sofonia
1 Fjala që Jehovai i drejtoi Sofonisë,* birit të Kushit, birit të Gedaliahut, birit të Amariahut, birit të Hezekisë, në ditët e Josisë,+ që ishte bir i Amonit+ dhe mbret i Judës:
2 «Unë do të fshij çdo gjë nga faqja e dheut,—thotë Jehovai.+
3 Do të shfaros njerëz e kafshë.
Do të shfaros zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit,+
gurët e pengesës*+ bashkë me të ligjtë.
Njerëzimin do ta zhduk nga faqja e dheut,—thotë Jehovai.
4 Do ta ngre dorën kundër Judës
dhe kundër tërë banorëve të Jerusalemit.
Do të zhduk nga ky vend çdo gjurmë të* Baalit,+
priftërinjtë idhujtarë dhe emrin e priftërinjve të perëndive të huaja;+
5 ata që përkulen mbi tarraca para ushtrisë së qiejve;+
ata që përkulen e betohen se do t’i qëndrojnë besnikë edhe Jehovait,+
edhe Malkamit;+
6 ata që i kthejnë shpinën dhe nuk e ndjekin Jehovain;+
ata që nuk e kërkojnë Jehovain dhe që nuk konsultohen me të.»*+
7 Heshtni para Zotërisë Sovran Jehova, sepse dita e Jehovait është afër.+
Jehovai ka përgatitur një flijim, ka shenjtëruar* të ftuarit e tij.
8 «Ditën kur unë, Jehovai, do të bëj një flijim, do t’u kërkoj llogari princave,
bijve të mbretit+ dhe të gjithë atyre që vishen si njerëzit e kombeve.
9 Atë ditë do t’u kërkoj llogari të gjithë atyre që ngjiten në tribunë,*
atyre që e mbushin shtëpinë e zotërinjve të tyre me dhunë e mashtrim.»
10 Jehovai thotë: «Atë ditë
do të dëgjohet një klithmë nga Porta e Peshqve,+
një ulërimë nga Lagjja e Dytë e qytetit+
dhe një zhurmë e madhe nga kodrat.
11 Ulërini, o banorë të Makteshit,*
sepse të gjithë tregtarët u zhdukën;*
të gjithë ata që peshojnë argjend u shfarosën.
12 Në atë kohë do të kontrolloj mirë me llamba nëpër Jerusalem
dhe do t’u kërkoj llogari atyre që janë të vetëkënaqur* e që thonë me vete:*
‘Jehovai nuk do të bëjë as mirë, as keq.’+
13 Pasurinë e tyre do ta zhvatin, dhe shtëpitë e tyre do t’i shkretojnë.+
Do të ndërtojnë shtëpi, por nuk do të banojnë në to,
do të mbjellin vreshta, por nuk do ta pinë verën e tyre.+
14 Dita e madhe e Jehovait është afër!+
Është afër dhe po vjen me të shpejtë!+
Tingulli i ditës së Jehovait është i hidhur.+
Atë ditë luftëtarët do të ulërijnë të dëshpëruar.+