Hozea
2 U thoni vëllezërve tuaj: ‘Populli im!’*+
U thoni motrave tuaja: ‘O gra që ju është treguar mëshirë!’*+
Ajo duhet ta flakë larg vetes prostitucionin* e saj
dhe kurorëshkeljen larg gjinjve të saj,
3 përndryshe do ta zhvesh lakuriq e do ta bëj si ditën kur lindi,
do ta kthej në një shkretëtirë,
do ta katandis në një vend pa ujë
dhe do ta bëj të vdesë nga etja.
5 dhe ngaqë nëna e tyre ka kryer prostitucion.*+
Ajo që ishte shtatzënë me ta, ka vepruar me pafytyrësi,+ sepse ka thënë:
‘Do të shkoj pas dashnorëve të mi të zjarrtë,+
pas atyre që më japin bukë dhe ujë,
lesh dhe lino, vaj dhe pije.’
6 Prandaj do t’ia bllokoj udhën me një gardh me gjemba;
një mur prej guri do të ngre kundër saj,
që të mos i gjejë dot rrugët e veta.
7 Ajo do të rendë pas dashnorëve të saj të zjarrtë, por nuk do t’i arrijë;+
do t’i kërkojë, por nuk do t’i gjejë.
8 Ajo nuk e kuptoi se drithin, verën e re dhe vajin ia kisha dhënë unë,+
dhe se unë i kisha dhënë argjend e ar me bollëk, që u përdor për adhurimin e Baalit.+
9 Prandaj do të kthehem e do t’ia heq drithin tim në kohën e korrjes
dhe verën time të re në stinën e saj.+
Do t’ia rrëmbej leshin dhe linonë time që duhej të mbulonin lakuriqësinë e saj.
10 Unë do t’ia zbuloj pjesët intime në sy të dashnorëve të saj të zjarrtë
dhe s’do të ketë burrë që ta shpëtojë nga dora ime.+
11 Do t’i jap fund gjithë gëzimit të saj,
festave,+ hënës së re, sabateve dhe të gjitha periudhave të saj festive.
12 Unë do t’ia shkatërroj vreshtat dhe fiqtë, për të cilët ka thënë:
‘Janë paga që më kanë dhënë dashnorët e mi të zjarrtë.’
Unë do t’i kthej në një pyll,
dhe kafshët e egra të tokës do t’i gllabërojnë.
13 Unë do t’i kërkoj llogari asaj për ditët kur i paraqiste flijime shëmbëlltyrave* të Baalit,+
kur stolisej me unaza e zbukurime dhe shkonte pas dashnorëve të vet të zjarrtë,
dhe më harroi mua,+—thotë Jehovai.
14 Prandaj ja, unë do t’ia mbush mendjen dhe do ta çoj në shkretëtirë
e do t’i flas që t’i fitoj zemrën.
Atje do të përgjigjet si në ditët e rinisë,
si ditën kur doli nga vendi i Egjiptit.+
16 Atë ditë,—shpall Jehovai,—ti do të më quash Burri im dhe nuk do të më quash më Zotëria im.*
17 Unë do t’ia heq nga goja emrat e shëmbëlltyrave të Baalit.+
Atyre nuk do t’u kujtohet më emri.+
18 Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e egra,+
me zogjtë e qiellit dhe me krijesat zvarritëse.+
Unë do të zhduk nga vendi harkun, shpatën dhe luftën.+
Do të bëj që populli im të jetojë* i sigurt.+
19 Do të fejohem me ty përgjithmonë,
do të fejohem me ty dhe do të jem i drejtë e do të të gjykoj me drejtësi,
do të të tregoj dashuri besnike dhe mëshirë.+
21 Atë ditë unë do të përgjigjem,—thotë Jehovai,—
do t’u përgjigjem qiejve,
kurse ata do t’i përgjigjen tokës.+
23 Do ta mbjell në tokë si farë për veten time+
dhe do t’i tregoj mëshirë asaj që nuk iu tregua mëshirë.*
Atyre që nuk janë populli im* do t’u them: ‘Ju jeni populli im’,+
dhe ata do të thonë: ‘Ti je Perëndia ynë.’»+