Letra e parë drejtuar korintasve
5 Faktikisht dëgjohen fjalë se mes jush kryhet imoralitet seksual,*+ e një imoralitet* i tillë nuk kryhet as mes kombeve:* njëri prej jush bashkëjeton* me gruan e të atit.+ 2 E ju krenoheni me këtë?! A nuk duhej të vajtonit+ dhe ta largonit nga mesi juaj njeriun që ka kryer këtë veprim?!+ 3 Edhe pse nuk jam aty fizikisht, jam i pranishëm me zemër* dhe tashmë e kam gjykuar njeriun që ka vepruar kështu, sikur të isha vërtet mes jush. 4 Prandaj, kur të mblidheni së bashku në emër të Zotërisë tonë Jezu, duke ditur se unë jam i pranishëm me zemër, siç është edhe fuqia e Zotërisë tonë Jezu, 5 dorëzojani një njeri të tillë Satanait,+ që ndikimi i tij i keq* të shkatërrohet dhe fryma* e kongregacionit të shpëtojë në ditën e Zotërisë.+
6 Sa keq që mburreni! A nuk e dini që pak majá e bën të vijë gjithë brumin?!+ 7 Hiqni majanë e vjetër që të jeni brumë i ri, sepse faktikisht ju jeni pa majá, ngaqë Krishti, qengji ynë i Festës së Kalimit,*+ është flijuar.+ 8 Prandaj të mos e kremtojmë festën*+ me majá të vjetër, as me majanë e së keqes e të ligësisë, por me bukët pa majá të sinqeritetit dhe të së vërtetës.
9 Në letrën time ju shkrova të mos shoqëroheni më me imoralët.* 10 Me këtë nuk doja të thosha që të mos shoqëroheni fare me imoralët* e kësaj bote+ ose me lakmitarët, zhvatësit ose idhujtarët, përndryshe do t’ju duhej faktikisht të shkëputnit çdo lidhje me botën.*+ 11 Por tani po ju shkruaj të mos shoqëroheni më+ me këdo që quhet vëlla, por që është imoral,* lakmitar,+ idhujtar, sharës,* pijanec+ ose zhvatës,+ madje as të mos hani me një njeri të tillë. 12 Ç’punë kam unë të gjykoj ata që janë jashtë kongregacionit? A nuk i gjykoni ju ata që janë brenda, 13 kurse Perëndia gjykon ata që janë jashtë?+ «Hiqeni të ligun nga mesi juaj.»+