Letra drejtuar kolosianëve
1 Pavli, apostull i Krishtit Jezu falë vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai ynë Timoteu,+ 2 drejtuar të shenjtëve* dhe vëllezërve besnikë në Kolose që janë në unitet me Krishtin:
Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, qofshin me ju!
3 E falënderojmë gjithnjë Perëndinë, Atin e Zotërisë tonë Jezu Krisht, sa herë që lutemi për ju, 4 sepse dëgjuam për besimin tuaj te Krishti Jezu dhe për dashurinë që keni për gjithë të shenjtët 5 për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiej.+ Për këtë shpresë ju dëgjuat që më parë nëpërmjet mesazhit të së vërtetës—lajmit të mirë, 6 që erdhi te ju. Ashtu si lajmi i mirë po jep fryt e po rritet në mbarë botën,+ ashtu po jep fryt edhe mes jush, që nga dita që e dëgjuat dhe e njohët saktësisht mirësinë e pamerituar të Perëndisë siç është në të vërtetë. 7 Këtë e mësuat nga shoku ynë i dashur i skllavërisë, Epafrai,+ ky shërbëtor besnik i Krishtit që na përfaqëson. 8 Ai na tregoi edhe për dashurinë që keni falë frymës.*
9 Prandaj, që nga dita që dëgjuam për këto, jemi lutur pareshtur për ju+ dhe kemi kërkuar që të jeni plot me njohuri të saktë+ për vullnetin e tij, si edhe plot me mençuri e aftësi për të kuptuar nga fryma,+ 10 me qëllim që të ecni denjësisht për Jehovain* dhe t’i pëlqeni plotësisht atij ndërsa vazhdoni të jepni fryt në çdo vepër të mirë e të rriteni në njohurinë e saktë të Perëndisë.+ 11 Marrshit gjithë forcën që ju duhet nga fuqia e tij e lavdishme,+ që të përballoni çdo gjë me durim e gëzim, 12 ndërsa falënderoni Atin që ju kualifikoi të merrni pjesë në trashëgiminë e të shenjtëve+ që janë në dritë.
13 Ai na çliroi nga pushteti i errësirës+ dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur, 14 falë të cilit jemi çliruar nëpërmjet shpërblesës që pagoi, po, na janë falur mëkatet.+ 15 Ai është imazhi* i Perëndisë së padukshëm,+ i parëlinduri i gjithë krijimit,+ 16 sepse me anë të tij u krijua gjithçka tjetër në qiej e në tokë, gjërat e dukshme e të padukshme,+ qofshin frone, sundime, qeveri ose autoritete; gjithçka tjetër u krijua nëpërmjet tij+ dhe për të. 17 Gjithashtu, ai ekzistonte para çdo gjëje tjetër,+ dhe me anë të tij erdhi në ekzistencë gjithçka tjetër. 18 Ai është kreu i trupit, i kongregacionit.*+ Është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit,+ që të bëhet i pari në çdo gjë; 19 sepse Perëndisë i pëlqeu që gjithë plotësia të banonte tek ai,+ 20 dhe nëpërmjet tij të pajtonte me veten të gjitha gjërat e tjera,+ duke bërë paqe me anë të gjakut+ që ai derdhi në shtyllën e torturës,* qoftë gjërat në tokë, qoftë gjërat në qiej.
21 Në të vërtetë, ju dikur ishit armiq të Perëndisë dhe të ndarë nga ai, ngaqë e kishit mendjen për vepra të liga. 22 Por tani ai ju ka pajtuar me veten nëpërmjet trupit njerëzor të Birit të tij, nëpërmjet vdekjes së tij, që t’ju paraqitë para vetes të shenjtë, të patëmetë e të lirë nga çdo akuzë+—23 me kusht që të vazhdoni në besim,+ të rrënjosur në themel,+ të palëkundur+ e pa u larguar nga shpresa e lajmit të mirë që dëgjuat dhe që iu predikua të gjitha krijesave nën qiell.+ Unë, Pavli, u bëra shërbëtor i këtij lajmi të mirë.+
24 Tani, jam i lumtur që po vuaj për ju,+ por ende nuk kam hequr në trupin tim të gjitha vuajtjet* e Krishtit në dobi të trupit të tij,+ që është kongregacioni.+ 25 Unë u bëra shërbëtor i këtij kongregacioni, sepse Perëndia më caktoi si kujdestar+ për dobinë tuaj, që ta predikoj plotësisht fjalën e Perëndisë, 26 sekretin e shenjtë+ që iu fsheh sistemeve*+ dhe brezave të kaluar. Kurse tani, ky sekret u është zbuluar të shenjtëve të tij,+ 27 të cilëve Perëndia deshi t’u bënte të njohur mes kombeve pasurinë e lavdishme të këtij sekreti të shenjtë,+ që është Krishti në unitet me ju, shpresa juaj për të marrë lavdi me të.+ 28 Atë po bëjmë të njohur, duke këshilluar e duke mësuar çdo njeri plot me mençuri, që ta paraqitim secilin të plotë në unitet me Krishtin.+ 29 E për këtë po mundohem e po përpiqem fort, falë forcës që më jep ai, e cila vepron fuqimisht tek unë.+