Psalmi
Psalm i Davidit.
35 O Jehova, mbroje çështjen time para kundërshtarëve të mi!+
Lufto kundër atyre që më luftojnë!+
4 U turpërofshin dhe u poshtërofshin ata që më janë qepur për të më marrë jetën!+
U zmbrapsshin të turpëruar ata që komplotojnë për të më shfarosur!
5 U bëfshin si byku që era e merr tutje!
Engjëlli i Jehovait i shporrtë larg!+
6 U bëftë shtegu i tyre sterrë e i rrëshqitshëm
kur engjëlli i Jehovait t’u vihet pas,
7 se pa shkak kanë fshehur një rrjetë për të më zënë,
pa shkak kanë hapur një gropë për mua.
8 U ardhtë e keqja papritur!
I zëntë rrjeta që vetë kanë fshehur!
Rënçin në të e u shofshin!+
9 Por unë do të gëzoj falë Jehovait
e do të ngazëlloj për dorën e tij shpëtimtare.
10 Me gjithë shpirt do të them:*
«E kush është si ti, o Jehova?!
Ti e çliron të pambrojturin nga duart e të fuqishmëve,+
të pambrojturin e të varfrin nga duart e zhvatësve.»+
13 Por kur ata sëmureshin, unë vishesha me copë thesi*
dhe e mundoja veten* me agjërime;
dhe kur lutjet e mia nuk merrnin përgjigje,*
14 vajtoja sikur t’i kisha shokë a vëllezër,
nga pikëllimi kërrusesha, si dikush që vajton për nënën.
15 Mirëpo, kur mua s’më mbanin më këmbët,
ata u mblodhën e fluturuan nga gëzimi,
zunë pusí që të më sulmonin në befasi,
e shpirtin ma copëtuan me shpifjet e tyre të pasosura.
17 O Jehova, deri kur do të rrish duarkryq?+
18 Atëherë në mes të kongregacionit të madh do të të falënderoj,+
e mes një morie njerëzish do të të lëvdoj.
19 Mos i lejo të fërkojnë barkun ata që më janë bërë armiq më kot;
mos i lejo ata që më urrejnë pa shkak+ të shkelin syrin me shpirtligësi,+
20 sepse ata nuk i urojnë paqe askujt
dhe tinëzisht thurin intriga kundër njerëzve paqësorë.+
21 S’u mbyllet goja e veç më tallin:
«Ah, sa mirë! Sa mirë! E pamë me sytë tanë!»
22 Të gjitha këto ti i ke parë, o Jehova, prandaj mos hesht!+
O Jehova, mos më rri larg!+
23 Zgjohu e ngrihu të më mbrosh!
O Jehova, Perëndia im, mbroje çështjen time!
24 Më gjyko sipas drejtësisë sate,+ o Jehova, Perëndia im!
Mos i lejo të fërkojnë barkun për të keqen time!
25 Kurrë mos thënçin me vete: «Ah, sa mirë! U bë siç deshëm!»*
Kurrë mos thënçin: «E hëngrëm të gjallë!»+
26 U turpërofshin e iu nxiftë faqja
të gjithë atyre që fërkojnë barkun për të keqen time!
I mbuloftë turpi dhe poshtërimi
ata që ngrenë lart veten e mua më përçmojnë!
27 Por ata që e kanë për zemër çështjen time të drejtë,
gëzofshin me britma hareje e thënçin pareshtur:
«U madhëroftë Jehovai, që kënaqet kur shërbëtori i tij gëzon paqe!»+