Hozea
Mos ngazëllo si popujt,
sepse me anë të prostitucionit* je larguar nga Perëndia yt.+
Ke dashur pagën e një prostitute në çdo lëmë* drithi.+
3 Ata nuk do të vazhdojnë të banojnë në vendin e Jehovait.+
Përkundrazi, Efraimi do të kthehet në Egjipt,
dhe në Asiri do të hanë atë që është e papastër.+
4 Ata nuk do të vazhdojnë të derdhin blatime në verë para Jehovait.+
Flijimet e tyre nuk do t’i pëlqejnë atij.+
Ato janë si bukë zie;
të gjithë ata që e hanë, do të ndoten,
sepse buka do t’u shërbejë vetëm atyre.
Ajo nuk do të hyjë në shtëpinë e Jehovait.
6 Se ja, ata do t’ia mbathin për shkak të shkatërrimit.+
Egjipti do t’i mbledhë+ dhe Memfisi do t’i varrosë.+
Gjërat e tyre të çmuara prej argjendi do të bëhen pronë e hithrave.
Në tendat e tyre do të ketë shkurre me gjemba.
7 Do të vijnë ditët kur do të lahen hesapet.+
Do të vijnë ditët e shpagimit,
dhe Izraeli do ta marrë vesh këtë.
Profeti i tyre do të jetë i marrë dhe ai që pretendon se flet nga Perëndia do të luajë mendsh;
për shkak të bollëkut të fajit tuaj, edhe mëria ndaj teje është e bollshme.»
8 Roja+ i Efraimit ishte me Perëndinë tim.+
Por tani, të gjitha udhët e profetëve të tij+ janë si grackat e gjahtarit të zogjve.
Në shtëpinë e Perëndisë së tij ka mëri.
9 Janë zhytur thellë në rrënim, si në ditët e Gibeahut.+
Ai do t’ua kujtojë fajin dhe do t’i ndëshkojë për mëkatet e tyre.+
10 «E gjeta Izraelin si rrushin në shkretëtirë,+
si fikun e hershëm të një peme i pashë paraardhësit tuaj,
por ata shkuan te Baali i Peorit;+
iu kushtuan perëndisë së turpshëm*+
dhe u bënë të pështirë si ai që dashuronin.
12 Edhe nëse rritin fëmijë,
unë do t’ua marr derisa të mos mbetet asnjë.+
Po, mjerë ata kur të largohem prej tyre!+
13 Efraimi, i mbjellë në një kullotë, ishte për mua si Tiri;+
tani Efraimi duhet t’i çojë bijtë e vet drejt vdekjes.»
14 Jepu, o Jehova, atë që duhet t’u japësh;
një bark që dështon dhe gjinj të shterur.
Për shkak të veprimeve të tyre të liga, do t’i përzë nga shtëpia ime.+
Nuk do t’i dua më.+
Të gjithë princat e tyre janë kokëfortë.
16 Efraimi do të rrëzohet si një pemë.+
Rrënja do t’i thahet dhe s’do të prodhojë më fryt.
Edhe po të lindin, unë do të bëj që të vdesin pasardhësit e tyre të shtrenjtë.»
Ata do të jenë të arratisur mes kombeve.+