Hozea
5 «Dëgjoni këtë, o priftërinj,+
kushto vëmendje, o shtëpi e Izraelit,
mba vesh, o shtëpi e mbretit,
sepse gjykimi është për ju.
Ju jeni bërë një grackë në Mizpah
dhe një rrjetë e shtrirë mbi Tabor.+
3 E njoh Efraimin
dhe Izraeli nuk më është fshehur,
sepse, o Efraim, ti ke kryer prostitucion;*
Izraeli është ndotur.+
4 Veprimet e veta nuk i lejojnë të kthehen te Perëndia i tyre,
S’duan t’ia dinë për Jehovain.
5 Izraeli, me krenarinë e tij, ka dëshmuar kundër vetes;+
Izraeli dhe Efraimi janë penguar në fajin e tyre.
Bashkë me ta është penguar edhe Juda.+
6 Me kopenë dhe tufën e tyre shkuan ta kërkonin Jehovain,
por nuk e gjetën dot.
Ai ishte larguar prej tyre.+
Brenda një muaji do të përpihen, ata dhe zotërimet* e tyre.
8 Bjerini bririt+ në Gibeah dhe trumbetës në Ramah!+
Lëshoni një britmë lufte në Beth-Aven:+ ‘Pas teje, o Beniamin!’
9 O Efraim, ti do të bëhesh objekt llahtarie ditën e ndëshkimit!+
U kam treguar fiseve të Izraelit atë që do të ndodhë me siguri.
10 Princat e Judës janë bërë si ata që e shtyjnë kufirin.+
Zemërimin tim të furishëm do ta derdh mbi ta si ujë.
11 Efraimi është shtypur, është dërrmuar nga gjykimi,
sepse e kishte ndarë mendjen të shkonte pas kundërshtarit të tij.+
12 Unë isha si mola për Efraimin
dhe tamam si kalbësira për shtëpinë e Judës.
13 Kur Efraimi e pa sëmundjen e tij dhe Juda ulcerën e saj,
Efraimi shkoi në Asiri+ dhe i dërgoi fjalë një mbreti të madh,
por ky nuk mundi t’ju shëronte
dhe nuk mundi t’jua kuronte ulcerën.
15 Unë do të largohem, do të kthehem në vendin tim derisa ata të vuajnë pasojat e fajit të tyre,
Kur të jenë në pikë të hallit, do të më kërkojnë.»+