Habakuku
Do të rri vigjilent që të shoh ç’do të thotë ai* nëpërmjet meje
dhe si do t’i përgjigjem kur të më korrigjojë.
2 Atëherë Jehovai m’u përgjigj:
«Shkruaje vegimin* dhe skalite qartë mbi pllaka,+
që, kush ta lexojë me zë, ta lexojë kollaj,*+
3 sepse vegimi është ende për kohën e caktuar
dhe po shkon me nxitim drejt fundit,* e nuk do të dalë i rremë.*
Edhe sikur të vonojë,* prite plot shpresë,*+
sepse pa dyshim do të dalë i vërtetë,
jo, nuk do të vonojë!
Kurse i drejti do të jetojë falë besnikërisë.*+
5 Në fakt, vera është e pabesë e prej saj dikush vepron marrëzisht.
Prandaj arroganti nuk do ta arrijë synimin e vet.
Oreksi nuk i shuhet, ashtu si Varrit;*
ai është si vdekja e s’ka të ngopur.
Vazhdon t’i grumbullojë gjithë kombet
e t’i mbledhë për vete gjithë popujt.+
6 A nuk do të thonë të gjithë ata proverba, aluzione* e gjëegjëza kundër tij?+
Ata do të thonë:
“Mjerë ti që mbledh atë që nuk është jotja
dhe që hyn në borxhe edhe më të rënda!
Oh, deri kur?!
7 A nuk do të çohen befas huadhënësit e tu?
Ata do të zgjohen e do të të shkundin me tërbim,
dhe ti do të bëhesh preja e tyre.+
8 Meqë plaçkite shumë kombe,
gjithë popujt e tjerë do të të plaçkitin,+
sepse ke derdhur gjak njerëzish
dhe ke shkatërruar vendin,
qytetet e banorët e tyre.+
9 Mjerë ti që nxjerr fitime të padrejta për shtëpinë tënde,
me qëllim që ta ngresh folenë në lartësi,
e të shpëtosh nga kthetrat e shkatërrimit!
10 Me intrigat e tua, ke turpëruar shtëpinë tënde.
Duke shfarosur shumë popuj, ke mëkatuar kundër vetë shpirtit tënd.*+
11 Prej murit një gur do të thërrasë,
e prej çatisë një tra do t’i përgjigjet.
12 Mjerë ti që e ndërton qytetin duke derdhur gjak
dhe që e themelon me anë të padrejtësisë!
13 Ja, a nuk është Jehovai i ushtrive ai që i bën popujt të robtohen vetëm për të ushqyer zjarrin
dhe kombet të sfiliten më kot?+
15 Mjerë ti që u jep një pije shokëve,
duke hedhur në të tërbimin e zemërimin tënd,
që t’i dehësh për të parë lakuriqësinë e tyre!
16 Do të dendesh me çnderim e jo me lavdi.
Pi edhe ti, dhe zhvishu e zbulo parrethprerjen tënde.*
Edhe ti do të pish nga kupa në dorën e djathtë të Jehovait,+
dhe lavdinë tënde do ta mbulojë çnderimi.
17 Dhuna që ushtrove në Liban
dhe shkatërrimi me të cilin u kallje tmerrin kafshëve,
do të të mbulojnë edhe ty,
ngaqë ke derdhur gjak njerëzish
dhe ke shkatërruar vendin,
qytetet e banorët e tyre.+
18 Ç’dobi sjell një shëmbëlltyrë e gdhendur,
kur është thjesht vepër e dorës së njeriut?!
Ç’dobi sjell një statujë prej metali* ose një mësues gënjeshtrash,
ndonëse bërësi i tyre u beson
dhe bën perëndi të kota e të pagoja?!+
19 Mjerë ai që i thotë copës së drurit: ‘Zgjohu!’,
ose gurit të pagojë: ‘Ngrihu! Na mëso!’
20 Kurse Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+
Le të heshtë para tij toka mbarë!”»+