Letra e parë drejtuar selanikasve
3 Prandaj, nga meraku i madh që kishim për ju, na* u duk më mirë të rrinim vetëm në Athinë+ 2 dhe të dërgonim Timoteun,+ vëllanë tonë dhe shërbëtorin* e Perëndisë që shpall lajmin e mirë për Krishtin, për t’ju ngushëlluar dhe për t’jua bërë besimin të patundur,* 3 që askush të mos trembet* nga këto shtrëngime, sepse ju vetë e dini se nuk mund t’i shmangim dot vuajtje të tilla.*+ 4 Ja pse, kur ishim me ju, jua kishim thënë se do të hasnim vështirësi,* dhe kështu ka ndodhur, siç e dini tashmë.+ 5 Për këtë arsye, kur s’po duroja dot më, e dërgova Timoteun të merrte vesh për besnikërinë tuaj,+ se mos Tunduesi+ ju kishte tunduar në ndonjë mënyrë dhe mundi ynë kishte shkuar kot.
6 Gjithsesi, Timoteu sapo u kthye+ me lajme të mira për besnikërinë e dashurinë tuaj dhe tha se na kujtoni gjithnjë për mirë e keni mall të na shihni, siç kemi edhe ne për ju. 7 Ja pse, vëllezër, mes gjithë halleve* dhe vështirësive tona, u ngushëlluam falë jush dhe besnikërisë që tregoni,+ 8 sepse ne gjallërohemi* kur ju qëndroni të patundur në Zotërinë. 9 E pra, si mund ta falënderojmë Perëndinë për ju dhe për gëzimin e madh që ndiejmë para Perëndisë tonë falë jush? 10 Natë e ditë bëjmë përgjërime me gjithë shpirt që të shihemi sy më sy* dhe të plotësojmë ato që i mungojnë besimit tuaj.+
11 Tani Perëndia ynë, Ati, dhe Zotëria ynë Jezu, na e bëfshin të mbarë rrugën për te ju! 12 Për më tepër, Zotëria jua shtoftë dashurinë, po, ju mbushtë plot me dashuri për njëri-tjetrin+ dhe për të gjithë, siç bëjmë edhe ne për ju, 13 me qëllim që t’ju forcojë zemrat, t’ju bëjë të paqortueshëm e të shenjtë para Perëndisë,+ Atit tonë, gjatë pranisë së Zotërisë tonë Jezu+ bashkë me gjithë të shenjtët e tij.*