Psalmi
2 Pse të thonë kombet:
«Ku është Perëndia i tyre?»+
3 Perëndia ynë është në qiej
e bën gjithçka që i pëlqen.
5 Kanë gojë, por s’mund të flasin;+
kanë sy, por s’mund të shohin;
6 kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë;
kanë hundë, por s’mund të nuhatin.
Nga gryka nuk nxjerrin dot zë.+
9 O Izrael, ki besim te Jehovai!+
Ai është ndihma dhe mburoja jote.+
10 O shtëpi e Aronit,+ ki besim te Jehovai!
Ai është ndihma dhe mburoja jote.
11 Ju që nderoni thellësisht Jehovain,* kini besim te Jehovai!+
Ai është ndihma dhe mburoja juaj.+
12 Jehovai nuk na harron kurrë e do të na bekojë;
do ta bekojë shtëpinë e Izraelit,+
do ta bekojë shtëpinë e Aronit.
13 Jehovai do t’i bekojë ata që e nderojnë thellësisht,
të vegjël e të mëdhenj qofshin.
18 Por ne do ta lëvdojmë Jah
tani dhe përgjithmonë.
Lëvdoni Jah!*