Këngë e ngjitjeve.
121 Nga malet i ngre sytë e pyes:+
‘Nga do të më vijë ndihma?’
2 Ndihma më vjen nga Jehovai,+
Bërësi i qiellit dhe i tokës.
3 Ai s’do të lejojë kurrë të të merren këmbët.+
Ai që të ruan, s’do të dremitë kurrë.
4 Po, kurrë s’do të dremitë dhe as do të flejë
Ai që të ruan, o Izrael!+
5 Jehovai i mban sytë mbi ty.
Do të gjesh strehë nën hijen e krahëve të Jehovait,+
se ai është në të djathtën tënde.+
6 Dielli nuk do të të bëjë asnjë të keqe ditën,+
as hëna natën.+
7 Jehovai do të të ruajë nga çdo e keqe.+
Ai do ta ruajë jetën tënde.+
8 Jehovai do të të ruajë në gjithçka bën,
tani e përgjithmonë.