Isaia
2 Tek ai do të prehet fryma e Jehovait,+
fryma e mençurisë+ dhe e aftësisë për të kuptuar,
fryma e këshillës dhe e fuqisë,+
fryma e njohurisë dhe e nderimit të thellë për Jehovain.*
3 Nderimi i thellë për Jehovain do të jetë kënaqësia e tij.+
Ai nuk do të gjykojë nga ajo që i shohin sytë,
as do të korrigjojë vetëm sipas fjalëve që i bien në vesh.+
4 Do t’i gjykojë të përvuajturit me paanshmëri*
dhe do të korrigjojë me ndershmëri,
në mënyrë që zemërbutët e tokës të nxjerrin dobi.
7 Lopa do të kullotë bashkë me arushën;
të vegjlit e tyre do të shtrihen pranë e pranë.
Luani do të hajë kashtë si demi.+
8 Foshnja e gjirit do të luajë mbi folenë e kobrës,
dhe një vogëlush do ta vërë dorën te foleja e gjarprit helmues.
9 Askush nuk do të bëjë asnjë dëm+
dhe nuk do të prishë asgjë në tërë malin tim të shenjtë,+
sepse njohuria për Jehovain do të vërshojë në tokën mbarë,
ashtu si ujërat mbushin detin.+
10 Atë ditë rrënja e Jeseut+ do të ngrihet si sinjal* për popujt.+
11 Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë, që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,* nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+ 12 Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit,+ si edhe do t’i mbledhë të shpërndarët e Judës nga të katër skajet e tokës.+
Efraimi nuk do të jetë xheloz për Judën,
as Juda nuk do të jetë armiqësore ndaj Efraimit.+
14 Ata do t’u sulen shpateve të filistinëve në perëndim;
së bashku do të plaçkitin popujt e Lindjes.