Libri i parë i Mbretërve
10 Tani mbretëresha e Shebës dëgjoi për famën që Solomoni kishte arritur për shkak të emrit të Jehovait,+ prandaj erdhi ta vinte në provë me pyetje të ndërlikuara.*+ 2 Ajo mbërriti në Jerusalem me një grup mbresëlënës me shërbëtorë,*+ me deve të ngarkuara me vaj balsami+ dhe me sasi të mëdha ari e gurë të çmuar. Ajo shkoi te Solomoni dhe e pyeti për gjithçka që kishte në zemër. 3 Atëherë Solomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj; nuk kishte asgjë tepër të vështirë* për mbretin që të mos dinte t’ia shpjegonte.
4 Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë mençurinë e Solomonit,+ shtëpinë që kishte ndërtuar,+ 5 ushqimin në tryezën e tij,+ vendet ku uleshin shërbëtorët në tryezën e tij, shërbimin që bënin kamerierët dhe veshjet e tyre, kupëmbajtësit e tij dhe flijimet e djegura që bënte rregullisht në shtëpinë e Jehovait, ajo ngeli pa mend.* 6 Atëherë i tha mbretit: «Gjithçka që dëgjova në vendin tim për arritjet* e tua dhe për mençurinë tënde, dolën të vërteta. 7 Nuk i besova ato që dëgjova, derisa erdha vetë e i pashë me sytë e mi. Dhe ja, nuk më kishin treguar as gjysmën. Mençuria dhe begatia jote ia kanë tejkaluar gjithçkaje që kam dëgjuar. 8 Lum njerëzit dhe shërbëtorët e tu që qëndrojnë vazhdimisht para teje e dëgjojnë mençurinë tënde!+ 9 Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia yt,+ që ka gjetur kënaqësi te ti dhe të ka vënë në fronin e Izraelit! Meqë Jehovai ka dashuri të përjetshme për Izraelin, të caktoi si mbret që të japësh gjykim të drejtë dhe të mbretërosh me drejtësi.»
10 Pastaj ajo i dha mbretit 120 talenta* ari, një sasi të madhe vaj balsami+ dhe gurë të çmuar.+ Askush nuk solli më aq shumë vaj balsami në vend, sa i solli mbretëresha e Shebës mbretit Solomon.
11 Flota e anijeve të Hiramit që transportonte ar nga Ofiri,+ sillte që andej edhe një sasi shumë të madhe dru algumi*+ dhe gurë të çmuar.+ 12 Me drurin e algumit mbreti bëri mbështetëse për shtëpinë e Jehovait dhe për shtëpinë e vet,* si edhe harpa dhe instrumente me tela për këngëtarët.+ Një sasi e tillë drurësh algumi as nuk është sjellë dhe as nuk është parë kurrë më, deri sot e kësaj dite.
13 Mbreti Solomon gjithashtu i dha mbretëreshës së Shebës gjithçka që ajo deshi dhe kërkoi, përveç gjërave që ai i dha nga bujaria e tij.* Pastaj mbretëresha u nis bashkë me shërbëtorët e saj dhe u kthye në vendin e vet.+
14 Çdo vit Solomoni merrte 666 talenta ari,+ 15 përveç të ardhurave që sillnin tregtarët shëtitës dhe fitimeve nga tregtarët, nga gjithë mbretërit e arabëve dhe nga guvernatorët e vendit.
16 Mbreti Solomon bëri 200 mburoja të mëdha prej ari të përzier+ (secilën e veshi me 600 sikla* ar)+ 17 dhe 300 shqyte* prej ari të përzier (secilin e veshi me tri mina* ar). Pastaj mbreti i vuri ato në Shtëpinë e Pyllit të Libanit.+
18 Ai bëri edhe një fron+ të madh të fildishtë dhe e veshi me ar të rafinuar.+ 19 Deri te froni kishte gjashtë shkallë, dhe prapa tij kishte një strehë të harkuar. Në të dyja anët e tij kishte mbështetëse për krahët dhe anash tyre qëndronin dy luanë.+ 20 Gjithashtu, në secilën nga 6 shkallët, në të dyja anët, qëndronte nga një luan, gjithsej 12 luanë. Asnjë mbretëri tjetër nuk kishte një fron si ky.
21 Të gjitha enët me të cilat pinte mbreti Solomon ishin prej ari, dhe të gjitha pajisjet e Shtëpisë së Pyllit të Libanit+ ishin prej ari të kulluar. S’kishte asgjë prej argjendi, sepse në ditët e Solomonit argjendi konsiderohej pa vlerë.+ 22 Mbreti kishte në det një flotë anijesh të Tarshishit+ bashkë me flotën e anijeve të Hiramit, dhe një herë në tre vjet flota e anijeve të Tarshishit sillte ar, argjend, fildish,+ majmunë dhe pallonj.
23 Kështu mbreti Solomon ishte më i pasur+ dhe më i mençur+ se gjithë mbretërit e tjerë të tokës. 24 Njerëz nga mbarë bota kërkonin ta takonin Solomonin* për të dëgjuar mençurinë që i kishte dhënë* Perëndia.+ 25 Të gjithë sillnin dhurata: sende argjendi, sende ari, rroba, armë, vaj balsami, kuaj dhe mushka. Kjo vazhdoi vit pas viti.
26 Solomoni grumbulloi karroca lufte dhe kuaj.* Ai kishte 1.400 karroca dhe 12.000 kuaj,*+ që i mbante në qytetet e karrocave dhe pranë mbretit në Jerusalem.+
27 Mbreti bëri që në Jerusalem argjendi të ishte i shumtë si gurët, kurse drurët e cedrit të ishin me bollëk si fiqtë e Egjiptit në Shefelah.+
28 Solomoni importonte kuaj nga Egjipti dhe tregtarët e mbretit i merrnin tufa-tufa* me një çmim të caktuar.+ 29 Çdo karrocë importohej nga Egjipti për 600 monedha argjendi dhe një kalë për 150. Pastaj ata ua eksportonin të gjithë mbretërve të hititëve+ dhe mbretërve të Sirisë.