Libri i parë i Samuelit
31 Tani, filistinët bënë luftë kundër Izraelit;+ burrat e Izraelit ia mbathën para filistinëve dhe shumë u vranë në malin Gilboa.+ 2 Filistinët e ndoqën këmba-këmbës Saulin dhe djemtë e tij; ata vranë Jonatanin,+ Abinadabin dhe Malki-Shuain, djemtë e Saulit.+ 3 Lufta kundër Saulit u ashpërsua, dhe harkëtarët e panë dhe e plagosën rëndë.+ 4 Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të tij: «Nxirre shpatën dhe më vrit, që këta të parrethprerë+ të mos më trajtojnë me mizori* e të më vrasin.» Por armëmbajtësi nuk donte, sepse kishte shumë frikë. Kështu Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.+ 5 Kur pa që Sauli kishte vdekur,+ edhe armëmbajtësi u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq bashkë me të. 6 Kështu Sauli, tre djemtë, armëmbajtësi dhe gjithë njerëzit e tij vdiqën së bashku po atë ditë.+ 7 Kur panë se burrat e Izraelit ia kishin mbathur dhe se Sauli e djemtë e tij kishin vdekur, izraelitët që ishin në rajonin e luginës* dhe në rajonin e Jordanit filluan t’i braktisnin qytetet e t’ia mbathnin;+ pastaj filistinët erdhën e jetuan aty.
8 Të nesërmen, kur filistinët erdhën të plaçkitnin të vrarët, gjetën Saulin dhe tre djemtë e tij të vrarë në malin Gilboa.+ 9 Prandaj i prenë kokën, i hoqën armaturën dhe dërguan fjalë në gjithë vendin e filistinëve, që lajmi të përhapej+ në tempujt* e idhujve të tyre+ dhe në popull. 10 Pastaj ia vunë armaturën në tempullin e Ashtorethit dhe kufomën ia mbërthyen në murin e Beth-Shanit.+ 11 Kur banorët e Jabesh-Galadit+ dëgjuan se çfarë i kishin bërë filistinët Saulit, 12 të gjithë luftëtarët u çuan, udhëtuan gjithë natën dhe i hoqën nga muri i Beth-Shanit kufomat e Saulit e të djemve të tij. U kthyen në Jabesh dhe i dogjën atje. 13 Pastaj i morën eshtrat e tyre,+ i varrosën nën pemën e brukës në Jabesh+ dhe agjëruan shtatë ditë.