Psalmi
Psalm i Davidit. Maskil.*
32 Lum kujt i janë falur fajet dhe i janë mbuluar* mëkatet!+
3 Tek heshtja, kockat më treteshin
se nga dhembjet rënkoja gjithë ditën e ditës,+
4 ngaqë dora jote* rëndonte ditë e natë mbi mua;+
fuqitë më ishin shterur* si uji në verën zhuritëse. (Selah)
6 Ja pse çdo besnik do të të lutet+ kur ende mund të të gjejë;+
atëherë edhe ujërat vërshuese nuk do të arrijnë dot tek ai.
7 Ti je streha ku fshihem;
ti do të më mbrosh në ditë të zeza+
e do të më rrethosh me brohoritje çlirimtare.+ (Selah)
8 Ti më the: «Unë do të të jap gjykim të thellë dhe do të të mësoj udhën e duhur;+
do të të këshilloj e do t’i mbaj sytë mbi ty.+
9 Mos u bëj si kali a si mushka që s’kuptojnë,+
që duhen mbajtur me fre a kapistër kur harbohen,
përndryshe s’i afrohen të zotit.»
10 Dhembjet s’kanë të sosur për të ligun,
por atë që ka besim te Jehovai, e rrethon dashuria e Tij besnike.+
11 Gëzoni falë Jehovait dhe ngazëlloni, o të drejtë!
Lëshoni britma gëzimi të gjithë ju që keni zemër të sinqertë!*