Amosi
1 Fjalët e Amosit,* një bariu delesh nga Tekoa.+ Vegimet* që pa ai lidhur me Izraelin në ditët e Uziahut,+ mbretit të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit,+ birit të Joashit,+ mbretit të Izraelit, dy vjet para se të binte tërmeti.+ 2 Ai tha:
«Jehovai do të ulërijë si luan nga Sioni
dhe do ta ngrejë zërin nga Jerusalemi.
Kullotat e barinjve do të mbajnë zi
dhe kreshta e Karmelit do të thahet.+
3 Kështu thotë Jehovai:
4 Prandaj do të dërgoj zjarr në shtëpinë e Hazaelit+
që do të përpijë kullat e fortifikuara të Ben-Hadadit.+
5 Do të thyej shulat e Damaskut.+
Do të shfaros banorët në Bikat-Aven
dhe atë që sundon* në Beth-Eden.
Populli i Sirisë do të mërgojë në Kir,’+—thotë Jehovai.
6 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e Gazës,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,
sepse ajo mori një grup të tërë robërish+ dhe ia dorëzoi Edomit.
Do ta ngre dorën kundër Ekronit,+
dhe filistinët e mbetur do të zhduken’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
9 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e Tirit,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,
sepse ai i dorëzoi Edomit një grup të tërë robërish
dhe nuk e kujtoi besëlidhjen e vëllazërisë.+
11 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e Edomit,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,
sepse ai e ndoqi të vëllanë me shpatë+
e nuk donte të tregonte mëshirë.
Nga zemërimi e shqyen prenë e tij pareshtur
dhe vazhdon të jetë shumë i zemëruar me ta.+
13 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e amonitëve,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,
sepse ata u çanë barkun grave shtatzëna të Galadit, që të zgjeronin territoret e tyre.+
14 Prandaj do t’u vë zjarrin mureve të Rabahut+
që do të përpijë kullat e tij të fortifikuara,
mes britmës së luftës në ditën e betejës,
mes furtunës në ditën e shtrëngatës.
15 Mbretin e tyre do ta çojnë në mërgim bashkë me princat e tij’,+—thotë Jehovai.