Amosi
9 Unë pashë Jehovain+ që kishte zënë vend mbi altar dhe tha: «Goditi kokat e shtyllave, që të tunden pragjet. Prejua kokat të gjithave. Njerëzit që kanë mbetur, do t’i vras me shpatë. Asnjë nga ata që ikin, nuk do t’ia dalë dot dhe asnjë nga ata që ia mbathin, nuk do të shpëtojë dot.+
Edhe sikur të ngjiten në qiell,
unë do t’i zbres që andej.
Edhe sikur të fshihen në fund të detit nga sytë e mi,
do të urdhëroj gjarprin që t’i kafshojë atje.
Nuk do t’ua ndaj sytë, jo për mirë, por për keq.+
Ai do të ngrihet i tëri si Nili
dhe do të bjerë si Nili i Egjiptit.+
6 Ai që ndërton një udhë deri në qiell
dhe që e ka vënë kupën e tij qiellore* mbi tokë,
ai që i thërret ujërat e detit
që t’i derdhë mbi faqen e dheut,+
e ka emrin Jehova.+
7 O popull i Izraelit, a nuk jeni për mua si bijtë e kushitëve?—thotë Jehovai.
8 Unë, Zotëria Sovran Jehova, nuk ia ndaj sytë mbretërisë mëkatare
dhe do ta zhduk nga faqja e dheut.+
Megjithatë nuk do ta zhduk krejt shtëpinë e Jakobit,+—thotë Jehovai.
9 Unë po jap urdhrin
dhe do ta tund shtëpinë e Izraelit mes të gjitha kombeve,+
ashtu si tundet shosha,
e s’do të bjerë në tokë asnjë guralec.
10 Tërë mëkatarët e popullit tim që thonë:
‘Asnjë e keqe s’do të na vijë dhe s’do të na zërë’, do të vdesin nga shpata.
Do të ngre rrënojat e saj
dhe do ta rindërtoj si kohë më parë,+
12 me qëllim që ata të shtien në dorë atë që ka mbetur nga Edomi+
dhe të gjitha kombet te të cilat është thirrur emri im,—thotë Jehovai, që po e bën këtë gjë.»
13 Jehovai thotë: «Po vijnë ditët,
kur ai që lëron tokën, do ta arrijë korrësin
dhe ai që shtyp rrushin, do ta arrijë mbjellësin.+
14 Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+
të cilët do të rindërtojnë qytetet e shkretuara e do të banojnë në to.+