Libri i parë i Kronikave
2 Këta ishin bijtë e Izraelit:+ Rubeni,+ Simeoni,+ Levi,+ Juda,+ Isahari,+ Zabuloni,+ 2 Dani,+ Jozefi,+ Beniamini,+ Neftali,+ Gadi+ dhe Asheri.+
3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu. Këta të tre i lindën nga kananitja, vajza e Shuait.+ Por Eri, i parëlinduri i Judës, nuk kishte pëlqimin e Jehovait, prandaj Ai ia mori jetën.+ 4 Nusja e djalit, Tamara,+ i lindi Perezin+ dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë djem.
5 Bijtë e Perezit ishin Hezroni dhe Hamuli.+
6 Bijtë e Zerahut ishin: Zimri, Etani, Hemani, Kalkoli dhe Darai. Gjithsej ishin pesë.
7 Biri* i Karmit ishte Ahari,* ai që i solli telashe* Izraelit.+ Ai u tregua i pabesë e nuk iu bind urdhrit për gjërat që duheshin shkatërruar.*+
8 Biri* i Etanit ishte Azariahu.
9 Bijtë që i lindën Hezronit ishin Jerahmeli,+ Rami+ dhe Kelubai.*
10 Ramit i lindi Aminadabi.+ Aminadabit i lindi Nahasoni,+ prijësi i pasardhësve të Judës. 11 Nahasonit i lindi Salma.+ Salmës i lindi Boazi.+ 12 Boazit i lindi Obedi. Obedit i lindi Jeseu.+ 13 Jeseut i lindi i parëlinduri i tij, Eliabi, i dyti Abinadabi,+ i treti Shimeai,+ 14 i katërti Netaneli, i pesti Radai, 15 i gjashti Ozemi dhe i shtati Davidi.+ 16 Motrat e tyre ishin Zerujaja dhe Abigaila.+ Bijtë e Zerujasë ishin tre: Abishai,+ Joabi+ dhe Asaheli.+ 17 Abigaila lindi Amasën,+ dhe i ati i Amasës ishte ismaeliti Jeter.
18 Kalebit,* birit të Hezronit, i lindën këta djem nga gruaja e tij Azubaja dhe nga Jeriota: Jesheri, Shobabi dhe Ardoni. 19 Kur Azubaja vdiq, Kalebi u martua me Efratahën+ që i lindi Hurin.+ 20 Hurit i lindi Uri, dhe Urit i lindi Bezaleli.+
21 Më pas Hezroni pati marrëdhënie me vajzën e Makirit,+ të atit të Galadit.+ Ai u martua me të kur vetë ishte 60 vjeç, dhe ajo i lindi Segubin. 22 Segubit i lindi Jairi,+ i cili pati 23 qytete në vendin e Galadit.+ 23 Më vonë Geshuri+ dhe Siria+ morën prej tyre Havot-Jairin,+ bashkë me Kenatin+ dhe fshatrat e tij, 60 qytete. Të gjithë këta ishin pasardhës të Makirit, të atit të Galadit.
24 Pas vdekjes së Hezronit+ në Kaleb-Efratah, Abijaha, gruaja e tij, i lindi Ashurin,+ atin e Tekoas.+
25 Bijtë e Jerahmelit, të parëlindurit të Hezronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Ozemi dhe Akijahu. 26 Jerahmeli pati një grua tjetër, e cila quhej Atara. Ajo ishte nëna e Onamit. 27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmelit, ishin Mazi, Jamini dhe Ekeri. 28 Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jadai. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri. 29 Emri i gruas së Abishurit ishte Abihaila, dhe ajo i lindi atij Ahbanin dhe Molidin. 30 Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Por Seledi vdiq pa djem. 31 Biri* i Apaimit ishte Ishi. Biri* i Ishit ishte Sheshani dhe biri* i Sheshanit, Ahlai. 32 Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jeteri dhe Jonatani. Por Jeteri vdiq pa djem. 33 Bijtë e Jonatanit ishin Pelethi dhe Zazai. Këta ishin pasardhësit e Jerahmelit.
34 Sheshani nuk pati djem, por vetëm vajza. Tani Sheshani kishte një shërbëtor egjiptian, i cili quhej Jarhai. 35 Sheshani i dha të bijën për grua Jarhait, shërbëtorit të tij, dhe ajo i lindi Atain. 36 Atait i lindi Natani. Natanit i lindi Zabadi. 37 Zabadit i lindi Eflali. Eflalit i lindi Obedi. 38 Obedit i lindi Jehu. Jehut i lindi Azariahu. 39 Azariahut i lindi Helezi. Helezit i lindi Eleasahu. 40 Eleasahut i lindi Sismai. Sismait i lindi Shalumi. 41 Shalumit i lindi Jekamia. Jekamisë i lindi Elishamai.
42 Bijtë e Kalebit,*+ vëllait të Jerahmelit, ishin Mesha, i parëlinduri i tij, i cili ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, të atit të Hebronit. 43 Bijtë e Hebronit ishin: Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shemai. 44 Shemait i lindi Rahami, ati i Jorkeamit. Rekemit i lindi Shamai. 45 Biri i Shamait ishte Maoni, dhe Maoni ishte ati i Beth-Zurit.+ 46 Konkubina* e Kalebit, Efaha, lindi Haranin, Mozain dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezi. 47 Bijtë e Jahdait ishin: Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shafi. 48 Konkubina e Kalebit, Makaha, lindi Sheberin dhe Tirkanahun. 49 Pas ca kohësh, ajo lindi Shafin, të atin e Madmanahut+ dhe Shevain, të atin e Makbenahut dhe të Gibeut.+ Vajza e Kalebit+ ishte Aksa.+ 50 Këta ishin pasardhësit e Kalebit.
Bijtë e Hurit,+ të parëlindurit të Efratahës+ ishin: Shobali, ati i Kiriat-Jearimit,+ 51 Salma, ati i Betlehemit,+ Harefi, ati i Beth-Gaderit. 52 Shobali, ati i Kiriat-Jearimit, pati djalë Haroehin. Shobali ishte paraardhësi i gjysmës së menuhotëve. 53 Familjet e Kiriat-Jearimit ishin ithritët,+ putitët, shumatitët dhe mishraetitët. Prej këtyre erdhën zoratitët+ dhe eshtaolitët.+ 54 Bijtë e Salmës ishin Betlehemi,+ netofathitët, Atroth-Beth-Joabi, gjysma e manahatitëve dhe zoritët. 55 Familjet e skribëve që banonin në Jabez, ishin tiratitët, shimeatitët dhe sukatitët. Këta ishin kenitët+ që erdhën prej Hamatit, atit të shtëpisë së Rekabit.+