Libri i parë i Kronikave
4 Bijtë e Judës ishin Perezi,+ Hezroni,+ Karmi, Huri+ dhe Shobali.+ 2 Reajahut, birit të Shobalit, i lindi Jahati; Jahatit i lindi Ahumai dhe Lahadi. Këto ishin familjet e zoratitëve.+ 3 Këta ishin djemtë e atit të Etamit:+ Jezreli, Ishma, Idbashi, (motra e tyre quhej Hazelelponi), 4 Penueli, i ati i Gedorit, dhe Ezeri, ati i Hushahut. Këta ishin bijtë e Hurit,+ atit të Betlehemit dhe të parëlindurit të Efratahës.+ 5 Ashuri,+ ati i Tekoas+ pati dy gra: Helën dhe Narën. 6 Nara i lindi Ahuzamin, Heferin, Temenin dhe Ahashtarin. Këta ishin bijtë e Narës. 7 Bijtë e Helës ishin Zereti, Izari dhe Etnani. 8 Kozit i lindën Anubi, Zobebahu dhe familjet e Aharhelit, birit të Harumit.
9 Jabezi ishte më i nderuar se vëllezërit e tij. Emrin Jabez* ia vuri nëna e tij, e cila tha: «E linda me dhembje.» 10 Jabezi iu lut Perëndisë së Izraelit me këto fjalë: «Sa do të doja të më bekoje e ta zgjeroje territorin tim! Bëj që dora jote të jetë me mua e të më ruajë nga të këqijat, që të mos më dëmtojnë!» Kështu, Perëndia ia plotësoi atë që i kishte kërkuar.
11 Kelubit, vëllait të Shuhahut, i lindi Mehiri, i cili ishte i ati i Eshtonit. 12 Eshtonit i lindi Beth-Rafai, Paseu dhe Tehinahu, ati i Ir-Nahashit. Këta ishin burrat e Rekahut. 13 Bijtë e Kenazit ishin Otnieli+ dhe Serajahu, kurse biri* i Otnielit, Hatati. 14 Meonotait i lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, ati i Ge-Harashimit.* Quhej kështu sepse banorët e tij ishin artizanë.
15 Bijtë e Kalebit,+ birit të Jefunehut, ishin Irui, Elahu dhe Nahami. Biri* i Elahut ishte Kenazi. 16 Bijtë e Jehalelelit ishin Zifi, Zifahu, Tiriai dhe Asareli. 17 Bijtë e Ezrahut ishin Jeteri, Meredi, Eferi dhe Jaloni. Gruaja* e tij mbeti shtatzënë dhe lindi Miriamin, Shamain dhe Ishbahun, të atin e Eshtemoas. 18 (Gruaja e tij judeje lindi Jeredin, të atin e Gedorit, Heberin, të atin e Sokos, dhe Jekutielin, atin e Zanoahut.) Këta ishin bijtë e Bitisë, vajzës së faraonit, me të cilën u martua Meredi.
19 Bijtë e gruas së Hodjahut, motrës së Nahamit, ishin ati i Kejlahut, garmitit, dhe makathiti Eshtemoa. 20 Bijtë e Shimonit ishin Amoni, Rinahu, Ben-Hanani dhe Tiloni. Bijtë e Ishit ishin Zoheti dhe Ben-Zoheti.
21 Bijtë e Shelahut,+ birit të Judës, ishin Eri, i ati i Lekahut, Ladahu, ati i Mareshahut. Gjithashtu pasardhësit e tij ishin familjet e pasardhësve të Ashbeas,* të cilët punonin copë cilësore, 22 dhe Jokimi, burrat e Kozebës, Joashi e Sarafi, të cilët u martuan me gra moabite, dhe Jashub-Lehemi. Këto janë regjistrime të lashta.* 23 Ata ishin poçarët që banonin në Netaim e në Gederah. Ata banonin atje dhe punonin për mbretin.
24 Bijtë e Simeonit+ ishin Nemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu dhe Shauli.+ 25 Biri i Shaulit ishte Shalumi, bir i të cilit ishte Mibsami, bir i të cilit ishte Mishmai. 26 Bijtë e Mishmait ishin biri i tij, Hamueli, bir i të cilit ishte Zakuri, bir i të cilit ishte Shimei. 27 Shimei pati 16 djem dhe 6 vajza, por vëllezërit e tij nuk kishin shumë djem, dhe asnjëra nga familjet e tyre nuk pati aq shumë djem sa burrat e Judës.+ 28 Ata banuan në Ber-Shebë,+ në Moladah,+ në Hazar-Shual,+ 29 në Belha, në Ezem,+ në Tolad, 30 në Betuel,+ në Hormah,+ në Ziklag,+ 31 në Beth-Markabot, në Hazar-Susim,+ në Beth-Biri dhe në Sharaim. Këto ishin qytetet e tyre deri në mbretërimin e Davidit.
32 Vendbanimet e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Tokeni dhe Ashani,+ pesë qytete, 33 bashkë me vendbanimet rreth e qark këtyre qyteteve deri në Baal. Këto ishin regjistrimet gjenealogjike dhe vendbanimet e tyre. 34 Meshobabi, Jamleku, Joshahu, bir i Amaziahut, 35 Joeli, Jehu, bir i Joshibiahut, bir i Serajahut, bir i Asielit, 36 Elioenai, Jakobahu, Jeshohajahu, Asajahu, Adieli, Jesimieli, Benajahu 37 dhe Zizai, bir i Shifit, bir i Alonit, bir i Jedajahut, bir i Shimrit, bir i Shemajahut. 38 Secili nga burrat e përmendur më lart me emër, ishte kreu i familjes së vet, dhe shtëpitë e paraardhësve të tyre u shtuan në numër. 39 Ata shkuan në hyrje të Gedorit, në lindje të luginës, që të kërkonin kullota për kopetë. 40 Me kalimin e kohës gjetën kullota pjellore e të mira, dhe vendi ishte mjaft i gjerë, i qetë e pa trazira. Më parë atje kishin banuar kamitët.+ 41 Burrat e renditur më sipër sipas emrave, vajtën në ditët e Hezekisë,+ mbretit të Judës, dhe sulmuan tendat e kamitëve e të meunimëve që gjendeshin atje. Ata i shfarosën krejt,* siç shihet sot e kësaj dite, dhe u vendosën me banim në vend të tyre, ngaqë atje kishte kullota për kopetë.
42 Disa nga simeonitët, 500 burra, shkuan në malin e Seirit+ me në krye Pelatiahun, Neariahun, Refajahun dhe Uzielin, bijtë e Ishit. 43 Ata vranë amalekitët+ që kishin mbetur, të cilët ia kishin mbathur, dhe banuan atje deri sot e kësaj dite.