Jeremia
45 Në vitin e 4-t të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, kjo ishte fjala që profeti Jeremia i drejtoi Barukut,+ birit të Nerjahut, ndërkohë që ky shkruante në një libër gjithë fjalët që i diktonte Jeremia:+
2 «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për ty Baruk: 3 “Ti ke thënë: ‘Mjerë unë, sepse Jehovai i ka shtuar hidhërim dhembjes sime! Ma lodhën shpirtin gjithë këto rënkime dhe nuk gjej qetësi.’”
4 Thuaji atij këtë: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, atë që kam ndërtuar, do ta shemb, dhe atë që kam mbjellë, do ta shkul, po, mbarë vendin.+ 5 Por ti po kërkon* gjëra të mëdha për veten. Mos kërko më gjëra të tilla.
Në fakt unë do të sjell një të keqe mbi çdo njeri,*+—thotë Jehovai,—kurse ty do të të jap si shpërblim* jetën tënde,+ kudo që të shkosh.’”»