Numrat
27 Pastaj u afruan bijat e Zelofehadit,+ birit të Heferit, birit të Galadit, birit të Makirit, birit të Manaseut, nga familjet e Manaseut, birit të Jozefit. Emrat e vajzave të tij ishin Mahla, Noa, Hogla, Milka dhe Tirza. 2 Ato u paraqitën në hyrje të tendës së takimit para Moisiut, priftit Eleazar, prijësve+ dhe tërë asamblesë e thanë: 3 «Babai ynë vdiq në shkretëtirë, ama nuk ishte mes grupit që u mblodh kundër Jehovait, mes përkrahësve të Korahut,+ por vdiq për shkak të mëkatit të vet dhe nuk pati djem. 4 Pse të fshihet emri i babait tonë nga familja e tij ngaqë nuk pati djem? Na jep neve një pronë mes xhaxhallarëve tanë.» 5 Atëherë Moisiu ia paraqiti çështjen e tyre Jehovait.+
6 Më vonë Jehovai i tha Moisiut: 7 «Bijat e Zelofehadit kanë të drejtë. Duhet t’u japësh patjetër një trashëgimi mes xhaxhallarëve të tyre. Trashëgiminë e të atit kalojua atyre.+ 8 Veç kësaj, thuaju izraelitëve: ‘Në rast se dikush vdes pa pasur djalë, trashëgiminë e tij kalojani së bijës. 9 Nëse nuk ka as vajzë, trashëgiminë e tij jepjani vëllezërve të tij. 10 Nëse nuk ka as vëllezër, trashëgiminë e tij jepjani xhaxhallarëve të tij. 11 Nëse as i ati nuk ka vëllezër, atëherë trashëgiminë e tij jepjani të afërmit më të ngushtë të gjakut në familjen e tij, dhe ai do ta marrë atë trashëgimi. Ky do të shërbejë si ligj i nxjerrë me vendim gjyqësor për izraelitët, siç e ka urdhëruar Jehovai Moisiun.’»
12 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Ngjitu në malin e Abarimit+ dhe shih vendin që do t’u jap izraelitëve.+ 13 Pasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd,*+ si Aroni, vëllai yt,+ 14 ngaqë ngritët krye kundër urdhrit tim kur asambleja po bënte fjalë me mua në shkretëtirën e Zinit dhe nuk më shenjtëruat para syve të popullit kur sigurova ujë.»+ (Këto janë ujërat e Meribës+ në Kadesh,+ në shkretëtirën e Zinit.)+
15 Atëherë Moisiu i tha Jehovait: 16 «O Jehova, ti që u jep jetë të gjithëve,* cakto mbi asamblenë një njeri, 17 që t’u prijë në çdo gjë dhe ata ta ndjekin në çdo gjë, me qëllim që asambleja e Jehovait të mos bëhet si delet pa bari.» 18 Prandaj Jehovai i tha Moisiut: «Merr Josiun, birin e Nunit, një njeri të zotin,* dhe vëre dorën mbi të.*+ 19 Pastaj çoje para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë, e para syve të tyre, lërja detyrën atij.+ 20 Kalo tek ai ca nga autoriteti yt,*+ me qëllim që tërë asambleja e izraelitëve ta dëgjojë.+ 21 Ai do të paraqitet te prifti Eleazar, i cili do të pyesë për të Jehovain nëpërmjet Urimit.*+ Urdhrin e tij do ta ndjekin të gjithë—ai vetë, të gjithë izraelitët që janë me të dhe tërë asambleja.»
22 Atëherë Moisiu bëri pikërisht siç e kishte urdhëruar Jehovai. Ai e mori Josiun, e çoi para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë, 23 vuri duart mbi të dhe ia la detyrën atij,+ siç i kishte thënë Jehovai.+