Numrat
2 Tani Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 2 «Izraelitët duhet ta ngrenë kampin aty ku është caktuar ndarja e tyre trifisëshe,+ secili pranë flamurthit të shtëpisë* së vet atërore; ata duhet ta ngrenë kampin përballë tendës së takimit, rreth e qark saj.
3 Në lindje, nga krahu që lind dielli, do të ngrenë kampin ata të ndarjes trifisëshe të kampit të Judës, sipas njësive të tyre;* prijës i bijve të Judës është Nahasoni,+ biri i Aminadabit. 4 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 74.600 veta.+ 5 Në njërin krah të tij do të jetë kampi i fisit të Isaharit; prijës i bijve të Isaharit është Netaneli,+ biri i Zuarit. 6 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 54.400 veta.+ 7 Pastaj në krahun tjetër do të jetë fisi i Zabulonit; prijës i bijve të Zabulonit është Eliabi,+ biri i Helonit. 8 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 57.400 veta.+
9 Të gjithë të regjistruarit në ushtritë e kampit të Judës janë 186.400 veta; ata duhet të nisen të parët.+
10 Ata të ndarjes trifisëshe të kampit të Rubenit+ do të jenë në jug, sipas njësive të tyre;* prijës i bijve të Rubenit është Elizuri,+ biri i Shedeurit. 11 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 46.500 veta.+ 12 Në njërin krah të tij do të jetë kampi i fisit të Simeonit; prijës i bijve të Simeonit është Shelumieli,+ biri i Zurishadait. 13 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 59.300 veta.+ 14 Pastaj në krahun tjetër do të jetë fisi i Gadit; prijës i bijve të Gadit është Eliasafi,+ biri i Reuelit. 15 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 45.650 veta.+
16 Të gjithë të regjistruarit në ushtritë e kampit të Rubenit janë 151.450 veta; ata duhet të nisen të dytët.+
17 Kur tenda e takimit të zhvendoset,+ kampi i levitëve duhet të jetë në mes të kampeve.
Me të njëjtën radhë që e ngrenë kampin, me po të njëjtën radhë të nisen,+ secili në vendin e vet, sipas ndarjeve të tyre trifisëshe.
18 Ata të ndarjes trifisëshe të kampit të Efraimit, sipas njësive të tyre,* do të jenë në perëndim; prijës i bijve të Efraimit është Elishamai,+ biri i Amihudit. 19 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 40.500 veta.+ 20 Në njërin krah të tij do të jetë fisi i Manaseut;+ prijës i bijve të Manaseut është Gamalieli,+ biri i Pedahzurit. 21 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 32.200 veta.+ 22 Pastaj në krahun tjetër do të jetë fisi i Beniaminit; prijës i bijve të Beniaminit është Abidani,+ biri i Gideoniut. 23 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 35.400 veta.+
24 Të gjithë të regjistruarit në ushtritë e kampit të Efraimit janë 108.100 veta; ata duhet të nisen të tretët.+
25 Ata të ndarjes trifisëshe të kampit të Danit do të jenë në veri, sipas njësive të tyre;* prijës i bijve të Danit është Ahiezeri,+ biri i Amishadait. 26 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 62.700 veta.+ 27 Në njërin krah të tij do të jetë kampi i fisit të Asherit; prijës i bijve të Asherit është Pagieli,+ biri i Okranit. 28 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 41.500 veta.+ 29 Pastaj në krahun tjetër do të jetë fisi i Neftalit; prijës i bijve të Neftalit është Ahirai,+ biri i Enanit. 30 Të regjistruarit në ushtrinë e tij janë 53.400 veta.+
31 Të gjithë të regjistruarit në kampin e Danit janë 157.600 veta; ata duhet të nisen të fundit,+ sipas ndarjeve të tyre trifisëshe.»
32 Këta ishin izraelitët që ishin regjistruar sipas shtëpive të tyre atërore. Në total, të gjithë të regjistruarit nëpër kampe për të shkuar ushtarë ishin 603.550 veta.+ 33 Kurse levitët nuk u regjistruan+ bashkë me izraelitët e tjerë,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 34 Izraelitët bënë gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut; kështu i ngritën kampet sipas ndarjeve të tyre trifisëshe+ dhe po kështu u nisën,+ secili sipas familjes së vet dhe sipas shtëpisë së vet atërore.