Isaia
3 Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,
po i heq Jerusalemit dhe Judës çdo mbështetje e përkrahje:
gjithë mbështetjen me bukë e ujë,+
2 të fuqishmin, luftëtarin, gjykatësin,
profetin,+ fallxhorin, plakun,
3 kreun e 50-shes,+ fisnikun, këshilltarin,
mjeshtrin e magjisë dhe hipnotizuesin e shkathët.+
4 Si princa do t’u jap djem,
e njerëz të paqëndrueshëm do të sundojnë mbi ta.
Djali do të sulmojë të moshuarin
dhe njeriu i papërfillshëm do të sfidojë fisnikun.+
6 Secili do ta kapë e do t’i thotë vëllait të vet në shtëpinë e të atit:
«Mantelin e ke. Prandaj bëhu komandanti ynë
e sundo mbi këtë grumbull rrënojash!»
7 Por ai do të kundërshtojë:
«Nuk do t’jua fashoj unë plagët.*
Nuk kam as ushqim, as veshje në shtëpi.
Mos më vini mua komandant mbi popullin.»
9 Vetë shprehjet e fytyrës dëshmojnë kundër tyre;
njësoj si banorët e Sodomës+
flasin hapur për mëkatet e tyre
e nuk përpiqen t’i fshehin.
Mjerë ata, sepse po i sjellin të keqen vetes!
11 Mjerë i ligu!
Atij do t’i bjerë e keqja,
sepse do ta pësojë siç ka trajtuar të tjerët!
12 Popullin tim e keqtrajtojnë mbikëqyrësit e rreptë
dhe gratë sundojnë mbi të.
O populli im, krerët e tu po të hallakatin,
po të ngatërrojnë e po të çojnë në shtigje të gabuara.+
13 Jehovai po zë vend për të paraqitur akuzën;
ngrihet që të japë vendimin për popujt.
14 Jehovai do t’i akuzojë e do t’i gjykojë pleqtë dhe princat e popullit të tij.
«Ju i bëtë shkrumb vreshtat.
Në shtëpitë tuaja gjendet ajo që i grabitët të varfrit.+
15 Si guxoni ta shtypni popullin tim dhe të dërrmoni të varfrit?!»,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.
16 Jehovai thotë: «Bijat e Sionit janë fodulle
dhe ecin kokëpërpjetë,*
hedhin shikime flirtuese teksa ecin lehtë-lehtë
dhe byzylykët e këmbëve u tringëllijnë.
17 Prandaj Jehovai do t’ua mbushë kokën me dregëza bijave të Sionit.
Jehovai do të bëjë që të mbeten pa flokë.*+
18 Atë ditë Jehovai do t’ua heqë zbukurimet:
byzylykët e këmbëve, rrathët e kokës, zbukurimet në formë gjysmëhëne,+
19 vathët,* byzylykët dhe vellot,
20 shamitë e kokës, zinxhirët e vegjël të këmbëve,* rripat e kraharorit,*
mbajtëset e parfumit* dhe hajmalitë,*
21 unazat e gishtave dhe të hundës,
22 rrobat për raste të veçanta, veshjet e sipërme, mantelet dhe çantat e vogla,
23 pasqyrat e dorës,+ veshjet prej linoje,*
çallmat dhe vellot.